Një 51 vjeçare ka përfunduar në burg ditën e sotme pasi është denoncuar për mashtrim.
Liljana Llapashtica, banuese në fshatin Radostinë në Fier ka mashtruar një 44 vjeçar nga Patosi duke i zhvatur 7500 Euro.
Llapashtica i kishte premtuar burrit dhe e kishte bërë të besonte verbërisht tek ajo duke i thënë se do ia shtonte paratë që i kishte marrë. Liljana njihes si “MAGJISTARE” ose “YSHTARE” në zonën e Fierit dhe më gjerë dhe kjo nuk ishte hera e parë pasi 51-vjeçarja ishte denoncua edhe më parë për mashtrim.
Por LILJANA nuk është e vetmja në Shqipëri pasi raste të tilla ku persona të ndryshëm kanë rënë preh e mashtrimeve të fallxhoreve, numërohen ndër vite.
Liljanat, Nanijet, Mimozat e të tjera gra që parashikojnë fate, në shumicën e rasteve rome, nuk kanë fund.
AlpeNews.al ju sjell rastet më të bujshme ku persona të ndryshëm nga adoleshentë deri në mosha të thyera kanë rënë viktima të tyre duke humbur shumë para.
Ngjarjet e mëposhtme janë të gjitha raste të kallëzuara në polici, në të cilat paratë dhe sendet e vjedhura janë kthyer tek pronarët e tyre por ka raste pa fund të cilat nuk janë bërë publike dhe nuk do të meren vesh kurrë.
5 Gusht 2015
Për të mësuar nëse i fejuari kishte dashnore ose jo, Migena Lika ka zgjedhur që të shohë të vërtetën nëpërmjet fatit të dorës tek një fallxhore rome. Mirëpo teksa ka kryer këtë ritual, fallxhorja ka arritur tia marrë nëpëmjet mashtrimit vathët që i kishte përfituar si dhuratë nga i fejuari i saj. Ngjarja ka ndodhur në 23 prill të këtij viti kur e dëmtuara Migena Lika, është ndaluar nga tre gra rome, të cilat i kanë kërkuar që ti shihnin fatin e dorës. Lika ka pranuar duke i zgjatur dorën. Njëra nga gratë, që prokuroria ka identifikuar shtetasen Nanije Muhaxhiri, i ka pohuar të dëmtuarës se duhet ti hiqte vathët dhe tia dorëzonte asaj, me qëllim që të shihte më mirrë fatin e dorës. Pas kësaj bisede e dëmtuar pretendon se është hutuar duke u mashtruar nga fallxhorja dhe është larguar në banesën e saj.
Mirëpo më pas është kujtuar për mungesën e vathëve të floririt, duke shkuar me shpejtësi në rajonin e policisë nr. 1 në Tiranë. Nga denoncimi i kryer efektivat e polcisë së bashku me të dëmtuarën kanë shkuar në zonën e “Zogut të zi”, ku kanë bërë idenktifikimin e tre grave. Mes tyre ndodhej dhe shtetësja Nanije Muhaxhiri, e cila është arrestuar nga policia për akuzën e “Mashtrimit”. Në 31 gusht Muhaxhiri për këtë ngjarje është dënuar me 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar nëna e shumë fëmijëve u dënuar përfundimisht me 4 muaj burg.
30 Tetor 2012
Një tjetër rast në Vlorë ku një fallxhore nëpërmjet mashtrimit ka arritur t’i marrë shuma të konsiderueshme personave të ndryshëm në fshatra të Vlorës.
Ka qenë një prej të mashtruarve, i cili ka denoncuar se është mashtruar nga fallxhorja Dallëndyshe Mehmeti, e cila kishte thënë se do ta ndihmonte në fatin e tij dhe nëpërmjet mashtrimit, duke i marrë 6 milionë lekë të vjetra bashkëshortes së tij dhe grave të tjera të shtëpisë.
Dallëndyshe Mehmeti 44 vjeç nga Yzberishti Tiranë,ran ë prangat e Policisë pak kohë më pas bashkë me bashkëshortin e saj i cili bënte rolin e shoferit.
Dyshohet se viktima të dy mashtruesve kanë rënë shumë persona dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, ndërkohë që e arrestuara ka qenë e prangosur dhe më parë për akuzën e mashtrimit.
23 Nëntor 2017
Një 41-vjeçare është arrestuar në Krujë, pasi ka mashtruar një 71-vjeçare. L.G., nga Kruja në rolin e fallxhores, ka arritur ti marrë L. V., 71 vjeçe nga fshati Mizë i Divjakës 22 euro dhe 225 mijë lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje”.
14 Tetor 2015
Një 43 vjeçare, e cila njihej si fallxhore në qytetin e Krujës, është arrestuar nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak.
Sipas policisë Mimoza Dajlani ka vjedhur me anë të mashtrimit banesën e një 60 vjeçareje me inicialet H.G në Shijak rreth 80 mijë lekë si dhe bixhuteri me vlerë 200 mijë lekë.
Fallxhorja 43 vjeçare do të gjykohet në Prokurorinë e Durrësit për veprën penale të “mashtrimit” parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal
22 Prill 2015
Një grua 49-vjeçare nga Fushë-Kruja e vetëshpallur fallxhore u arrestua dje në Tiranë, pasi u denoncua nga një vajzë 16-vjeçare për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit.
Sipas Policisë, ajo dyshohet të ketë vjedhur para e bizhuteri floriri në shtëpitë e disa grave në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilave u shihte dorën dhe filxhanin.
Ajo ishte denoncuar në Komisariatin Nr.1 nga një vajzë 16-vjeçare nga Shkoza e kryeqytetit, Migena L., së cilës i kishte vjedhur një palë vathë floriri. Adoleshentja, e cila ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe sapo kishte zbritur nga urbani i Uzinës së Autotraktorëve, është ndaluar në rrugë nga tri gra rome, të cilat e kanë kapur nga krahu duke e detyruar të ndalonte për të biseduar me to. “Tri gratë rome më futën në mes dhe po më premtonin se do me ecte mbarë, duke këmbëngulur që t’u tregoja dorën. Fillimisht nuk po pranoja, por nuk e di se si më hipnotizuan vetëm në pak sekonda. Kur ato ishin larguar, pashë që më kishin vjedhur vathët e floririt që kisha në vesh”, ka denoncuar në Komisariatin Nr.1 Migena L.
më dha vëthët, por jo se ia vodha unë. Ajo m’i dha vetë”, është shprehur gjatë deklarimeve në polici 49-vjeçarja. Megjithatë, argumentimi i saj nuk ka qenë bindës as për prokurorin, i cili pasi është njohur me rastin, ka vendosur arrestimin e Nanije Muhaxhit, me akuzën e “vjedhjes me anë të mashtrimit”.
28 Shkurt 2016
Një çift bashkëshortësh dhe një vajzë 35-vjeçare u arrestuan, pasi mashtruan një 61-vjeçare, duke u hequr si fallxhorë. Ardian Rakipi, 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Gatali, 42 vjeç, u arrestuan nga policia, pasi u kapën në kushtet e flagrancës, duke vjedhur një banesë. Çifti, së bashku me Elena Muhaxherin, 35 vjeçe, kishin vjedhur nëpërmjet mashtrimit 61-vjeçaren R.M.
Duke u shtirur si fallxhorë, ata i kanë vjedhur në banesë një 61-vjeçareje 500 euro, 3 mijë lekë, një varëse floriri, vathë floriri, dy unaza serme e më pas janë larguar.
AlpeNews.al


