Që nga koha kur në krye të Bashkisë së Fierit është vendosur ish-deputeti i PS Armando Subashi, qyteti është futur në rrugën e një ndryshimi të rrënjësishëm.
Pak momente më parë Kryeministri Edi Rama ka postuar dy foto nga puna për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica, i cili kalon përmes qendër së qytetit, ndërsa ka shkruar “Live nga Fieri, ku lumi që qelbte e përmbyste dynjanë, po hyn në shtratin e qendrës së re të qytetit, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.”
Një prej premtimeve të Subashit dhe të Qeverisë ishte ndryshimi i qendrës së Fierit, e cila filloi shembjen e objekteve në krah të lumit Gjanica dhe rehabilitimin e këtij të fundit.



