Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në lidhje me protestën e zhvilluar gjatë ditë së sotme në Rrugën e Kombit kundër tarifës të vendosur për këtë aks rrugor. Rama kërkoi falje dhe tha se nuk ka asnjë veprime apo vendim që të bëjë me tradhti. Sipas tij ata që do udhëtojnë shpesh në këtë aks rrugor do përfitojnë përmes një sistemi të posaçëm.
“Brenda 60 ditëve do u shpjegojmë të vërtetën dhe atë që kemi në plan për përdoruesit e shpeshtë të rrugës në qarkun e Kukësit. Ndërkohë që kryebashkiaku i Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim, unë do të ulem me të që të hënën për të biseduar, sigurisht që deri të hënën ai do të jetë distancuar nga dhuna kriminale e ditës së sotme. Po ashtu cdo këshilltar socialist që ka ngritur dorë qorrazi apo në vetëdije, të ngjizur me urdhër nga Tirana, e ka humbur të drejtën për të qenë pjese familjes së PS. Rruga e Kombit u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarë dhe nuk mund të pranojnë që të kushtojë më shtrenjtë, nëse nuk garantojmë të ardhmen.
Unë nuk jam i pagabueshëm dhe përpiqem që të bëj gjithçka për të mirën e vendit. Nëse nuk kam bërë dot më shumë për ta shpjeguar më mirë, se e vërteta e shkruar në kontratë që cdokush që është përdorues i shpeshtë do të përfitojë nga një sistem. Atëherë u lutem që ta pranojnë ndjesën tim sot, në asnjë vendim apo veprim tim nuk ka tradhti, indiferencë nga halleve tyre, asnjë harresë ndaj ëndrrave shpresave të tyre”- tha Rama.


