Në parlament, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës për akuzat për hidrocentralet, duke e nxjerr zbuluar per hecet ne Valbone te dhena nga vete Berisha.
“Ti e shkatërrove Valbonën, që tani fshihesh si skuth dhe nuk ke guxim t’u dalësh përpara atyre tropojanëve të tu e t’i thuash se “Unë e shkatërrova Valbonën”. Dhe 15 leje për hidrocentrale në Valbonë, prej të cilave ne anuluam 13 dhe dy nuk i anuluam dot për të mos shkuar në arbitrazh prej kontratave që na kishit lënë ju”, u shpreh Rama.
Ai ka vijuar më tej, duke vënë në shënjestër Lulzim Bashën. “Sa për ju të tjerët, ju hani përshesh se keni Lul Lugën.”


