• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DINAMIKA E PLOTË E NGJARJES/ Si u ekzekutua në pritë nga 3 të maskuar ish-efektivi. E qëlluan 14 herë
Home
Breaking News

DINAMIKA E PLOTË E NGJARJES/ Si u ekzekutua në pritë nga 3 të maskuar ish-efektivi. E qëlluan 14 herë

31 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ish-punonjës Policie u ekzekutua dje në një atentat të organizuar nga 3 persona të maskuar, pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës.

Vendi ku u ekzekutua ish-polici, Arben Bilali

Viktima është Arben Bilali, 50 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili gjeti vdekjen rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, kur Bilali sapo kishte zbritur nga makina tip “Hyundai” dhe do të shkonte në shtëpinë e tij. Në këtë moment ai është qëlluar me breshëri, me të paktën 14 plumba, nga një armë automatike.

Ndonëse i ruhej një atentati të mundshëm, pasi i kishte shpëtuar një herë 9 vite më parë, dje atentatorët kishin marrë masat dhe llogaritur gjithçka. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autorët e ngjarjes e kanë pritur aty brenda një automjeti “Mercedez Benz S Class”, blu i errët, me targa të huaja. Sapo e kanë parë që po afrohej me makinë kanë hapur zjarr drejt tij, duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas janë larguar. Mësohet se në drejtim të 50- vjeçarit ka qëlluar njëri nga autorët, i cili nuk ka zbritur nga makina.

Arben Bilali

Ai ka qenë i ulur në sediljen e pasme pas shoferit dhe pa nxjerrë kokën në dritare, ka ulur xhamin duke qëlluar. Dëshmitarët, disa prej të cilëve e kanë transportuar për në spital, kanë deklaruar për Policinë se 50-vjeçari kishte ende shenja jete. Megjithatë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

NGJARJA

Salla Operative e Policisë së Tiranës është lajmëruar dje në orën 14:35 për të shtëna të shumta në zonën “Selitë”. Kur shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.2 janë nisur drejt vendit të ngjarjes, një tjetër telefonatë e mbërritur në sallë sinjalizonte Policinë se ishte qëlluar ndaj një personi. Kaq mjaftoi që drejt vendngjarjes të niseshin me shpejtësi edhe oficerë të Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalistë. Burimet thanë se me të mbërritur në vendin ku kishte ndodhur krimi, është mësuar se personi i qëlluar ndërroi jetë rrugës për në spital. Në vendngjarje mbërritën edhe drejtori i Policisë së Tiranës dhe dy zv.drejtorët si dhe prokurori i gatshëm. Viktima Arben Bilali ishte i njohur për Policinë, edhe si ish-efektiv i Forcave Speciale, por edhe si person që i kishte shpëtuar një atentati, 9 vite më parë. Nga ana tjetër, atij i ishin vrarë edhe dy vëllezër, në të njëjtën zonë ku ai u ekzekutua dje.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se pista kryesore e vrasjes së Arben Bilalit është ajo e hakmarrjes. Të njëjtat burime thanë se Bilali ishte pjesë e një familjeje, që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër familje në “Yzberisht” të Tiranës. Prej këtij konflikti, që daton në vitin 1997, numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Dy prej viktimave janë vëllezërit e Arben Bilalit, Bujari dhe Leonardi. Nga ana tjetër, burimet thanë se është marrë në konsideratë edhe një pistë tjetër, që ka të bëjë me detyrën e bashkëshortes së viktimës. Ajo është prej vitesh oficere e Policisë së Tiranës, së fundmi punon në strukturat e Antiterrorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET NË SKENËN POLITIKE/ Haradinaj: Në ditët dhe javët në vazhdim gjithçka është e mundur
Previous article RAMA NXJERR ZBULUAR BERISHËN/ Ti e shkatërrove Valbonën, dhe 15 leje për hidrocentrale në

F.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor Breaking News

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT