Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar miremengjes me lajmin e mire te uljes së numrit te papunesise ne vend, duke e cilesuar si nje arritje per tre mujorin e trete te vitit 2017.
Statusi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë që vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë duke shënuar për 3-mujorin e tretë 2017 rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3-mujori i parë 2014, ju uroj një ditë të mbarë.
Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T3 – 2017
Në tremujorin e tretë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,7 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart shfaq tendencë në rritje: krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 1,9 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,4 %.



