• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Paratë e humbura tek firmat piramidale, ende ka shpresa për shqiptarët
Home
Ekonomi

Paratë e humbura tek firmat piramidale, ende ka shpresa për shqiptarët

13 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Më 24 nëntor është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës procesi i radhës në kuadër të fazës së dytë të gjykimit të falimentimit të firmës famëkeqe piramidale Sude.

Kjo tregon se ende nuk janë shuar shpresat për kreditorët e kësaj piramide që të marrin edhe një pjesë tjetër të parave që lanë, më se 20 vjet më parë, në këtë subjekt huamarrës.

Procesi ka arritur aktualisht në fazën e shqyrtimit të kërkesës, së paraqitur në Gjykatë nga administratorja e vendosur nga shtetit Mimoza Çibuku, për “dhënien e miratimit për depozitimin në një bankë të nivelit të dytë të shumave ende të patërhequra nga kreditorët, në bazë të Nenit 161 të Ligjit ‘Për falimentimin”.

Veç këtyre, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë në shitje edhe disa asete të tri kompanive rentiere.

Piramidat

Skemat piramidale të njohura edhe si Firmat rentiere filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991. Aktiviteti i tyre bazohej mbi marrjen e një sasie parash dhe kthimin e një sasie më të madhe në bazë të një përqindjeje.

Ndonëse në dukje funksiononin si banka, Piramidat nuk kishin asnjë investim konkret nga ku mund t’i nxirrnin paratë. E para piramidë ishte ajo e Hajdin Sejdisë e vitit 1991, i cili u largua në Zvicër me disa miliona dollarë të biznesmenëve shqiptarë. U ndoq nga Sudja, e hapur nga Maksude Kadëna në vitin 1993, e cila kishte punuar më parë si punonjëse në një fabrikë këpucësh.

Suden e ndoqën rreth 24 firma të tjera, ku më të fuqishmet ishin VEFA, Gjallica, Demokracia Popullore-Xhaferri, Populli, Cenaj, Silva, Kamberi dhe M. Leka. Aty nga fundi i vitit 1996, firmat piramidale arritën kulmin e tyre. Interesat që ato ofronin ishin tepër joshëse, ku Sudja arriti të ofronte 100%, gjë që paralajmëronte falimentimin e shpejtë.

Pavarësisht këshillave të FMN për t’i mbyllur këto skema, qeveria shqiptare vazhdoi të lejonte dhe garantonte aktivitetin e tyre, shpeshherë me implikimin direkt të politikanëve në to.

Në periudhën midis 8-16 janarit 1997, shumica dërrmuese e piramidave falimentoi duke marrë me vete edhe kursimet e shqiptarëve. Kriza që falimentimi i piramidave do të sillte, do të ishte më e rënda në historinë e Shqipërisë demokratike.

Asetet

Në shitje qeveria ka nxjerrë aktualisht nëntë ish-prona të sekuestruara nga Vefa, katër nga Kamberi dhe një nga Beno. Prona me vlerë më të madhe fillestare ankandi është trualli, mbi të cilin ishte ndërtuar fabrika e salcës në Vlorë, me mbi 84 milionë lekë dhe sipërfaqe më shumë se 1.4 hektarë.

Më tej vijon një stacion pompimi dhe depo uji në Paskuqan me 11 milionë lekë të reja dhe me të njejtëm vlerë edhe ish-pularia e Patosit, ish-pulari në Lushnje me objekt 400 metra katror sipërfaqe, etj.

Këto janë vlera fillestare, me të cilat asetet dalin në ankande. Pjesëmarrësit në to mund të japin vlera të ndryshme, ku do të fitojë më e larta.

Ankandet

Sips rregullores së zhvillimit të ankandeve për shitjen e pronave shtetërore, çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, më 8 janar 2018,

dokumentacionin si më poshtë: Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit apo të ndërmarrjes, e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; mandatpagesën në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit në lekë; dokumentin e identifikimit (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit të shpallur për shitje, nuk i kthehet 20% e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Disa herë më parë, janë hasur vështirësi në realizimin e ankandeve dhe ato janë detyruar të përsëriten.

Sudja

Procesi ka arritur aktualisht në fazën e shqyrtimit të kërkesës, së paraqitur në Gjykatë nga administratorja e vendosur nga shtetit Mimoza Çibuku, për depozitimin në bankë të shumave ende të patërhequra nga kreditorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama nxjerr shifrat, jep një lajm të mirë për shqiptarët
Previous article Vajza! Pas këtij lajmi nuk do i ndaheni ëmbëlsirave

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT