• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA NUK THA ASGJË TË RE”/ Alibeaj për Kongresin e PS: Një show i kushtueshëm, nuk belbëzoi dot një fjalë…
Home
Politikë

“RAMA NUK THA ASGJË TË RE”/ Alibeaj për Kongresin e PS: Një show i kushtueshëm, nuk belbëzoi dot një fjalë…

9 April, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ne lidhje me kongresin e PS, duke e quajtur atë një shoë të kushtueshëm, por që nuk u tha asgjë.

Me anë të një reagimi në Facebook, Alibeaj thotë se kryeministri Edi Rama nuk tha asgjë të re, “nuk belbëzoi një fjalë të vetëm për skandalet e qeverisë”.

Alibeaj thotë se Edi Rama pas 8 vitesh mashtrimesh e dështimesh, krizash qeveritare dhe skamjeje te familjeve shqiptare, skandalesh korrupsioni dhe hajdutërie zgjedhjesh, zgjodhi Kongresin e PS, për të ndërtuar fasadën më të madhe të propagandës, duke tentuar ta fshehë realitetin e hidhur që ndjejnë në lëkurë shqiptarët që ende kanë mbetur në këtë vend.

Reagimi i Aliebajt

Edi Rama, pas 8 vitesh mashtrimesh e dështimesh, krizash qeveritare dhe skamjeje te familjeve shqiptare, skandalesh korrupsioni dhe hajdutërie zgjedhjesh, zgjodhi Kongresin e PS, për të ndërtuar fasadën më të madhe të propagandës, duke tentuar ta fshehë realitetin e hidhur që ndjejnë në lëkurë shqiptarët që ende kanë mbetur në këtë vend. Me qëllimin e vetëm, që t’ia hedhë edhe kësaj dite si të tjerat, me mendjen se po i topit shqiptarët në përhumbjen e mjerimin e përditshëm ku i ka zhytur.

Siç ka bërë çdo ditë të “medemek” qeverisjes së tij, Rama e përdori Kongresin e PS, për të vënë në skenë absurdin e Rilindjes, me një shoë të kushtueshëm ku shumë u fol e asgjë nuk u tha.

Edi Rama nuk tha asgjë të re.

Po, foli për suksese imagjinare, por nuk iu tha dot shqiptarëve se pse sot ata janë më të varfër?! Pse marrin më pak rroga e pensione?! Pse nuk blejnë dot ushqimet e përditshme? Pse nuk blejnë dot ilacet të pamundurit? Pse cmimet kanë shkuar në qiell? Pse biznesi vecse falimenton? Pse fermerët rropaten përditë e më shumë dhe përditë e më pak fitojnë? Pse arsimi lëngon dhe studentëve iu largohet dija si mall pa vlerë? Pse ikin shqiptarët nga ky vend dhe droga vjen pa doganë? Pse krimi lulëzon e vret dhe korrupsioni trashet e nginjet?

Po, ai tregoi se ka cinizmin dhe mungesën e skrupujve, të shesë një fasadë, ndërtuar me propagandën e pushteteve të kapura, administratës së patronazhistëve, mediave të blera dhe krimit e oligarkinë që kontrollojnë pushtetin dhe ekonominë e vendit.

Rama foli për arkën me peshk të zëvendësministres së tij, por nuk guxoi ti thotë asnjë fjalë për vjedhjen 420 milion euro të inceneratorëve ku notojnë të përfshirë ministrat dhe njerëzit e tij më të afërt. Madje dhe vetë ai.

Nuk belbëzoi dot një fjalë të vetme për skandalet e qeverisë së tij, ministrave e deputetëve të arrestuar, por ama na tregoi se si dështimi mund të shitet si sukses. Apo të paktën e tentoi. Por ama tregoi se pavarësisht të gjithave, frikën e ka! Lepuri në bark, e trimëroi teksa skërmiti dhëmbët edhe ndaj kësaj pak drejtësie që është bërë. E si masë të parë për të ruajtur veten, iu tha një fjalë zyrtarëve që kapen në korrupsion: nëse kapeni, unë nuk ju njoh!

Bëri pra sot të vetmen gjë që di të bëjë falas: propagandë, fasadë, cinizëm, dhe ngërdheshjen e vet ndaj shqiptarëve

E këtë herë përdori si perde të fasadës për të paketuar propagandën, përdori Kongresin e PS. Një shoë milioner, që normalisht do të varfërojë edhe më, shqiptarët e rraskapitur nga qeveria e Rilindjes.

E meqë Rama gjeti kohë e kurajo të flasë për opozitën, madje duke e çuar në djall gjysmën e shqiptarëve që ajo përfaqëson, ndoshta duhet të fillojmë secili dhe bashkë me të gjithë shqiptarët ta çojmë në shtëpi, jo në djall, Edi Ramën dhe të keqen djallëzore që ai përfaqëson. Në shtëpi, për ta mbyllur me këmishën e forcës, në ndonjërën nga kuvlitë e bodrumeve të errëta, sic meritojnë ata që vetëm të zeza sjellin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Italia i bën goditjen e rëndë Putinit, heq dorë nga gazi rus, nënshkruan marrëveshjen e re me Algjerinë
Previous article PAMJET/ Nuk keni parë kurrë një video më të bukur se kjo, qeni feston për dy golat e ekipit të tij

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT