Ditën e premte kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë ku pritet të ketë takim me homologun e tij Rishi Sunak.
Në fokus të bisedimeve pritet të jetë çështja e emigrantëve dhe marrëveshja e dakordësuar për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri.
Marrëveshja për transferimin e personave të dënuar u miratua në parim nga Qeveria më 20 korrik, ndërsa u diskutua gjatë një vizite të Kryeministrit Rama në Londër në mars 2023.


