• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama nis stërvitjen e deputetëve: Ja si t`u shpëtoni mediave ‘armike’
Home
Shqipëri

Rama nis stërvitjen e deputetëve: Ja si t`u shpëtoni mediave ‘armike’

4 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Edi Rama është shfaqur sidomos kohët e fundit, si një kryeministër dhe kryetar partie që nuk i ka fare problem mediat që e kritikojnë. Sipas tij gazetarët janë të paditur, nuk lexojnë, nuk dinë të bëjnë asnjë pyetje të saktë etj. Në gjithë ligjërimin e tij ndaj medias kritike, ai lë për të kuptuar se vetëm prej saj, mazhorancës nuk mund ti vijë kurrë ndonjë e keqe.

Por kjo është, vetëm fasada. Duket qartë se sulmet e egra ndaj mediave që nuk ka mundur dot ti marrë nën kontroll edhe pas katër vitesh pushtet, tregojnë alarm dhe shqetësim të shtuar të kryeministrit.

Së fundmi ai ka caktuar edhe një fond të madh financiar për tajnimin e deputetëve të tij, të cilët duhet të stërviten se si tu shpëtojnë “kurtheve” të gazetarëve dhe si të paraqiten përpara opinionit, ashtu siç duhet.

Lajmi jepet nga “Report Tv”, i cili ka siguruar edhe axhendën e këtij trajnimi 2 ditor, i cili ka nisur që ditën e djeshme në qytetit e Pogradecit. Mësohet se pjesëmarrës të këtij kursi ku do të stërviten si të përballojnë dhe manipulojnë gazetarët, janë të gjithë deputetët rishtarë të PS-së nën komandën e Taulant Ballës.

Grupi përbëhet nga 74 deputetë të rinj të cilët kanë pak eksperiencë në jetën publike, ndërsa janë përjashtuar garda e vjetër.

Organizatorët e kësaj “stërvitjeje” anti-media, nuk i kanë kursyer financat. Përveç qëndrimit në një prej hoteleve më të mira buzë liqenit, drekave dhe darkave, ajo që bie në sy janë relatorët kryesorë të cilët janë thirrur nga jashtë vendit.

Rilindja e Edi Ramës po gjendet kohët e fundit nën një rrebesh denoncimesh nga një pjesë e medieve, për implikimin e eksponentëve të saj jo vetëm në korrupsion, por edhe në veprimtari direkte kriminale. Rasti “Tahiri” si më flagranti, duket se nuk po menaxhohet dot më, pasi çdo ditë dalin prova skandaloze të implikimit direkt të tij, në një organizatë ndërkombëtare të trafikimit të drogës dhe armëve.

Në horizont janë edhe “bomba” të tjera, të cilat duket se kanë zënë në befasi deputetët dhe eksponentët e tjerë të PS-së. Për të menaxhuar sa më mirë gjitha këto skandale që kanë plasur dhe ato që priten dita ditës të bëhen publike, Edi Rama, duket se ka vendosur që ti trajnojë e stërvitë me mësues të huaj të PR-së, deputetët e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKAF-PATENTAT e Tahirit: Si kanë rënë ligjet e probabilitetit, në koinçidenca…
Previous article Aksident në Itali/ Humb jetën shqiptari (Foto)

F.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT