Në kuadër të thellimit të procesit të bashkëqeverisjes me qytetarët kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lushnje sërish te platforma shqipëriaqëduam.al, që sipas Ramës është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve.
Rama dha disa shembuj konkretë funksionarësh publikë të shkarkuar nga puna, për shkak të zvarritjes së ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Në vend që të humbasim kohë, në vend se kur do t’i dalim para dot, deputetit dhe ministrit, apo kryeministrit dhe a do të na ndalojë apo jo. Në vend se të fusim dorën në xhep dhe të paguajmë për të marrë atë që na takon, mjafton që të harxhojmë vetëm 3 minuta për të shkuar në platformë ankesën, e cila nuk sorollatet nëpër zyra, por shkon direkt te personi përgjegjës. E keni parë besoj, ose kush nuk e ka parë duhet ta dijë, se ministrja e drejtësisë ka dalë dy herë dhe ka informuar publikun, jo për sa ankesa janë zgjidhur, por sa individë janë ndëshkuar. Këta individë janë punonjës zyrash, Aluizni, hipoteka, etj. Janë ata shkaku i vonsës së një dhënie dokumenti për qytetarët.
Kur qytetari bën ankesën, ankesa merret nga ministri. Personat që identifikohen si përgjegjës për dosjet ndëshkohen.
Janë dhjetra e dhjetra punonjës që sot janë në halle prokurorie, sepse kanë vonuar përjgigjet. Janë me dhjetëara punonjës administrate që janë parlajmëruar për përgjegjësitë e pjesshme. Pra kanë një presion nga lart dhe nga poshtë për parazitët në administratë. Ai që të kërkon të drejtën e tij te sporteli, mund të të shkarkojë nga detyra nëse shkruan te platforma.