• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË KIEV ME ABAZOVIÇ/ Sot takohen me Zelenskyn. Pritet të vizitojnë zonat më të goditura nga lufta
Home
Politikë

RAMA NË KIEV ME ABAZOVIÇ/ Sot takohen me Zelenskyn. Pritet të vizitojnë zonat më të goditura nga lufta

15 June, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç, udhëtuan dje drejt Kievit.

Ditën e sotme, ata do të takohen me Presidentin e Ukrainës, Zelensky, dhe Kryeministrin ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet. Krerët e të dyja shteteve do të vizitojnë Ukrainën me ftesën e Presidentit Zelensky. Lajmin e ka bërë të ditur Rama, i cili postoi foto nga aeroporti përkrah homologut malazez, Dritan Abazoviç, teksa ngjisin shkallët e avionit. “Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Kryeministri Rama krahas fotove. Gjatë këtyre afro 4 muajve, Ukraina, edhe pse në gjendje lufte, është vizituar nga shumë liderë të ndryshëm botërorë për të shprehur mbështetjen në luftën kundër Rusisë. Ukraina ndodhet nën sulmet e egra ruse që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

Disa liderë botërore kanë vizituar Kievin në javët pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, për të shprehur mbështetjen e tyre për sovranitetin territorial të këtij vendi dhe për të dënuar ashpër sulmet e Vladimir Putinit. Një vizitë të tillë do të zhvillojë sot edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i shoqëruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kërkon më shumë ndihmë nga Perëndimi mes luftës ruse në Ukrainë.

“Ne duhet të bëjmë shumë më shumë, së bashku për të fituar këtë luftë”, deklaroi dje Zelensky për të përditshmen gjermane “Zeit”. Ai shtoi se: “Në veçanti, vendi ka nevojë për më shumë artileri moderne, si raketa të shumta me rreze më të gjatë. Furnizimet nga Gjermania, një temë e ndjeshme mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në shkurt, ishin më pak sesa duhet të ishin”.

Zyrtarët ukrainas kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Berlinit që nga fillimi i luftës, duke i kërkuar atij të heqë dorë nga të qenit i kujdesshëm kur bëhet fjalë për dërgimin e armëve në Kiev. Ukraina ndodhet nën sulmet e egra ruse që prej 24 shkurtit të vitit 2022. Shqipëria, anëtare e NATO-s, është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, u është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më datë 5 maj mori pjesë në konferencën e donatorëve për Ukrainën, në Varshavë të Polonisë, duke deklaruar se Shqipëria synon të kontribuojë me 1 milion euro, transmeton Anadolu Agency (AA). Gjatë fjalës së tij në sesionin e posaçëm, Rama ka theksuar se po japin kontributin për organizimin e takimeve dhe hartimin e dokumenteve lidhur me luftën dhe në mbështetje të plotë të Ukrainës. Kujtojmë që Shqipëria është bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konfliktin e shkaktuar nga Rusia në Ukrainë. Disa javë më parë, Edi Rama u pyet në lidhje me një vizitë të mundshme në Kiev.

“Ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm, mendoj se nuk është momenti që t’ju zë radhën të tjerëve. Nëse do të vinte radha, padyshim që do e pranoja këtë vizitë me respektin më të madh”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. Kurse Kryeministri Dritan Abazoviç, në një bisedë telefonike me Zelenskin, theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DONTE TË DASHURËN E BABAIT..."/ Detaje tronditëse pas vrasjes së 5-vjeçares nga nëna: Vogëlushja e qëlluar në qafë u fut në 5 qese…
Previous article KTHJELLIME GJATË PARADITES, POR ÇFARË DO NDODHË PASDITE? Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT