• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA, META, BERISHA/ Kur humbasin zgjedhjet, njëri-tjetrin s’e urojnë kurrë. Macronin e uruan pa dalë rezultati zyrtar
Home
Politikë

RAMA, META, BERISHA/ Kur humbasin zgjedhjet, njëri-tjetrin s’e urojnë kurrë. Macronin e uruan pa dalë rezultati zyrtar

25 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Politikanët shqiptarë, mund të kenë qenë ndër të parët në Europë, që i uruan publikisht fitoren e mandatit të dytë, presidentit francez Emanuel Macron. 

Qendrat e votimit në Francë u mbyllën në orën 7 dhe në disa qytete të mëdha si Parisi, në orën 8 të mbrëmjes. Për hir të një sistemi projeksioni i cili pothuajse nuk gabon kurrë, francezët dhe bota e mësojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, vetëm disa minuta pasi mbyllet procesi i votimit.

Ndaj, në orën 9 të mbrëmjes, francezët nisën të festojnë fitoren e Macron, i cili u konfirmua president me 58% të votave. Pak minuta më vonë, Marine Le Pen pranoi humbjen dhe uroi fituesin, duke shtuar se nuk do të hiqte dorë nga beteja e saj nacionaliste.

Urimin e parë me telefon, presidenti francez e mori nga kancelari gjerman, Olaf Sholc.

Në orën 10 të mbrëmjes, Edi Rama publikoi në Twitter një portret të stërmadh të Emanuel Macron të projektuar në murin e jashtëm të Akademisë së Arteve. Urimi i Ramës ishte i dyfishtë: ai gjithashtu shprehte dëshirën se mandati i dytë do të shoqërohej me një vizitë të Macron në Tiranë, e cila do të shënonte për herë të parë në histori ardhjen e një presidenti të Francës në Shqipëri.

Pas Ramës, Ilir Meta, Sali Berisha e të gjithë me rradhë uruan me fotografi rizgjedhjen e Macronit në Elysse. (Në fakt, i pari nga tanët Macronin e uroi Taulant Balla)

Nuk mund të mos bëjnë përshtypje tre gjëra. E para, shpejtësia dhe saktësia e rezultatit të balotazhit në një vend me 67 milionë banorë. E dyta, qëndrimi i rivalëve në garë. Macron tha se do të jetë presidenti i të gjithëve, ndërkohë që rivalja e tij, menjëherë i uroi fitoren. E treta, politikanët shqiptarë në unison që i urojnë fitoren një politikani të huaj.

E nisim nga e fundit. Politika shqiptare nuk e ka për zakon të urojë fitoren e dikujt në zgjedhje. Domethënë, për fituesit jashtë kufijve kjo ndodh rëndom. Por, brenda në Shqipëri, kur përballen me njëri-tjetrin në zgjedhje lokale apo të përgjithshme, politikanët tanë shndërrohen në nopranë të pashërueshëm që nuk e njohin asesi humbjen.

Kur ka qenë hera e fundit që Basha ka uruar Ramën, Rama Berishën apo Berisha Metën?

Nga pikëpamja e procesit politik elektoral, diçka ka ndryshuar në Shqipëri. Rezultati ka nisur të dalë më herët. Dikur prisnim ditë të tëra numërimin e votave për të mësuar rezultatin. Komisionerë të pangrënë, numërues të pagjumë në një proces torturë votë pas vote e fletë pas flete. Në një vend me 2 milionë banorë. Tashmë kjo duket se ka ndryshuar për mirë.

Por, kultura demokratike e pranimit të disfatës është e njëjtë dhe në këtë pikë nuk ka asnjë përmirësim. Politikanët tanë refuzojnë dhe nuk duan ta pranojnë humbjen. Ata as e mendojnë ta urojnë kundërshtarin për fitoren. Kjo nuk ndodh sepse ata janë të pandërgjegjshëm. Kjo ndodh sepse duke pranuar humbjen, atyre u duhet të marrin përgjegjësitë për të dhe ndihen të detyruar të largohen nga karrigia. Po kush e lë karrigen e kryetarit të partisë lehtë në këtë vend?

Pothuajse në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 1991, partia humbëse akuzon pushtetin se i ka vjedhur votat. Madje ka patur raste absurde, kur, partia në pushtet ka humbur dhe ka akuzuar opozitën se i ka manipuluar zgjedhjet.

Ndaj, “europianizmi” që tregojnë politikanët tanë duke uruar Emanuel Macronin dhe të ngjashmit e tij ende pa u shpallur rezultati zyrtar i zgjedhjeve, është qesharak dhe si përgjithësisht çdo gjë në sjelljen e tyre politike, fals.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAVËT KULTURORE TË JENË TË PËRVITSHME"/ Rama: Nisma e re e qeverisë "Shqipëria mirëpret botën"
Previous article ZELENSKY DUKE KONSUMUAR KOKAINË? Si qëndron e vërteta e pamjeve filmike që bënë xhiron e rrjetit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në… Aktualitet

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT