Komisioni Europian rekomandon pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe për këtë arsye, komisioni rekomandon hapjen e negociatave.
Gjatë fjalës së mbajtur për mediat ambasadori i BE-s i ka dorëzuar kryeministrit Rama progres-raportin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave.
Nga opozita pëveç dy reagime të Edi Palokës dhe Petrit Vasilit nuk ka pasur reagime nga liderat e partive opozitare. Ndërsa Kryeministri Berisha ka preferuar një takim me këngëtarin Meda, i cili i ka dhuruar edhe një nga CD e tij. Ka qenë vetë ish-kryeministri ai që e ndan këtë takim të veçantë në Facebook.
Nje takim shume i perzemert me Meden, kengetarin aq te dashur e popullor per mbare shqiptaret! sb
Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 29. Mai 2019
“Nje takim shume i perzemert me Meden, kengetarin aq te dashur e popullor per mbare shqiptaret!”-shkruan Berisha.
Ndërkohë, ende asnjë mesazh për rekomandimin pozitiv të KE.


