• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama: Kur qeveris e djathta ka më keq, por kur qeveris e majta ka edhe më mirë
Home
Shqipëri

Rama: Kur qeveris e djathta ka më keq, por kur qeveris e majta ka edhe më mirë

28 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama tha se s’ka ende shumë punë për të bërë, por sipas tij po ecet në rrugën e duhur. Rama tha se arritjet e deritanishme nuk mjaftojnë, por sipas tij kur qeveris e djathta ka edhe më keq, ndërsa kur qeveris e majta ka edhe më mirë. Rama hodhi akuza në drejtim të opozitës kur tha se ata janë një forcë që s’kanë asnjë lidhje me respektin për shtetin.

“Këtu u thanë gjëra të vërteta por ne e kemi të nevojshme që të hyjmë në një fushatë të mirëfillte me angazhimin tonë për të shkuar qark më qark dhe bashki më bashki dhe për të folur jo për çfarë kemi bërë, pro për çfarë presin njerëzit prej nesh. Opozita nuk vjen në parlament për të sjellë njerëzit ne kemi marrë një mandat që ne thelb ka bashkëqeverisjen me njerëzit. Përpjekjet prej nesh janë të shumta, por rezultatet janë të pamjaftueshme.

Ne sot jemi në kushtet kur kemi marrë një rekomandim nga KE dhe nëse do citoja reporterin e KE që tha se asnjë vend nuk ka bërë më shumë se Shqipëria, mbase do mjaftonte për të thënë se ne i kemi bërë të gjitha. Por ne duhet të bëjmë më shumë. Njerëzit mjafton me faktin se kur qeveris e djathta ka edhe me keq, ndërsa kur qeveris e majta ka edhe më mirë. Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen që ne nuk i vrasim rrugëve, apo që t’i trajtojmë si lecka kur vjen puna për të respektuar dinjitetin e tyre. Ne jemi forcë e të ardhmes dhe ata janë forcë të shkuarës. Ata janë një forcë që s’kanë asnjë lidhje me respektin për shtetin”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UEFA mund ta detyrojë PSG-në që ta shesë Neymarin në Spanjë tek...
Previous article Inter-Juventus, ka "derbi" midis Allegrit dhe Spalletit dhe Ikardit me Higuain

Redaktor2

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT