Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka postuar një video me punët e bëra nga qeveria e tij, kryesisht për shërbimin shëndetësor gjatë sezonit turistik. Mbi videon e postuar ka ‘sulmuar’ edhe ekranet e portalet duke thënë se janë të mbushura me baltë e zhurmë!
Jemi në situatën ku presidenti ka ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, por kryeministri ka thënë se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe siç deklaroi dje nga Berati: Zgjedhjet nuk i përkasin presidentit dhe as partive, por popullit.
Rama duket se ka injoruar vendimin e Metës pasi sot do vijojë fushatën, do të jetë në Burrel ku do prozantojë kandidatin dhe pasdite do të jetë një tjetër qytet veror, në Dibër.


