Kryebashkiakja Voltana Ademi ka dalë e vetme përpara kordonit të policisë duke thirrur “Rama Ik”. Me duart lart, Ademi u ka bërë thirrje uniformave blu që të mos gjuajnë me gaz lotsjellës.Më pas pranë saj janë bashkuar edhe protestues të tjerë, e ndërsa mësohet se pranë saj është edhe bashkëshorti i kryebashkiakes.