Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte në Durrës ku zhvilloi takimin elektoral për 30 Qershorin, teksa sot zgjedhjet u ligjëruan edhe nga Kolegji Zgjedhor me vendimin për të rrëzuar dekretin e Presidentit Meta.
Kreu i qeverisë nuk e komentoi vendimin e Kolegjit, ndërsa deklaroi edhe njëherë tjetër vendosmërinë se të dielën që po vjen do të votohet për kryetarët e rinj të bashkive.
Ashtu sikur ka ndodhur në cdo qark, edhe në qytetin bregdetar, një grup demokratësh u mblodhën për të protestuar nën thirrjet ‘Rama ik’ para bashkisë ku u zhvillua takimi.
Në fund me ironi Rama tha se protestuesit që pak metra më tej brohorisnin nën thirrjet ‘Rama ik’ do ta realizojnë qëllimin e tyre, pasi sapo të pijë një kafe me Dakon do të largohet për në Tiranë.
“Unë sa të mbaroj do të pi një kafe në Durrës me Gjushin dhe do të iki në Tiranë, atë ‘Rama ik’ që thonë ata, do ta realizojnë se unë do të iki në Tiranë” tha Rama.


