• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA I VENDOSUR PËR LISTAT E HAPURA/ Meta ankohet te ambasadorët e BE-së: U thashë nëse ndodh është e papranueshme
Home
Politikë

RAMA I VENDOSUR PËR LISTAT E HAPURA/ Meta ankohet te ambasadorët e BE-së: U thashë nëse ndodh është e papranueshme

24 July, 2020 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri. Takimi zgjati për rreth 90 minuta në Presidencë, ndërsa tema kryesore e diskutimit ishte padyshim nisma e opozitës parlamentare mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe koalicionet. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, të vendeve të unionit, por edhe Britanisë kanë diskutuar me kreun e shtetit shqiptar për situatën politike.

Ilir Meta në një postim në Facebook shkruan se i njoftoi ambasadorët se do të dekretojë menjëherë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u arritën në 5 Qershor dhe që u miratuan dje, por paralajmëroi se nëse kushtetuta do të preket në mënyrë të njëanshme, për listat dhe koalicionet do të konsiderohet akti i papranueshëm.

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë” shkruan Meta.

Dy ditë më parë Ilir Meta priti në Presidencë ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Kreu i shtetit është pozicionuar kategorisht kundër, por PS-ja është e vendosur, se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në datë 30 korrik në Kuvend. Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse do të miratohen ndryshimet nuk do të njohë kryeministrin e dalë nga zgjedhjet e ardhshme të 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Leonard Solis: Thoshim ujku, ujku, por ujku vetëm tani erdhi e po bën kërdinë. Mos bërtisni, pështyni, teshtini apo tregoni barcaleta
Previous article BILANCI TRAGJIK NGA COVID-19/ Por më shumë se 9.5 milionë qytetarë të botës e kanë mposhur me sukses virusin

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT