Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar opozitën sot nga foltorja e Kuvendit, teksa duke folur për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të vendit tonë me BE, akuzoi opozitën se ka transportuar baltën, fjalorin dhe sherrin e brendshëm politik në vendet e BE, duke folur kundër Shqipërisë.
“Është e pafalshme që qoftë edhe një person që ka mundësinë të komunikojë në BE ti bashkohet këtyre individëve dhe forcave duke ushqyer me baltën e prodhuar në vend, ato forca që janë kundër zgjerimit të BE.
48 orë më parë, kjo ka ndodhur në Berlin, e do të vazhdojë të ndodhë deri në sekondën e fundit dhe që e bën të sekëlldisshme marrëdhënien me opozitën, e cila është larg së qeni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti ku cdo shqiptar që ka mundësi të thotë një fjalë për vendin në gjuhë të huaj të thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vend.
Pa PS dhe pa qeverinë e PS nuk bëhej dot Shqipëria vend kandidat, nuk e merrte dot rekomandimin e kushtëzuar në 2016 dhe as rekomandimin sot. Por kjo nuk është fitore imja apo e PS se në fund të ditës ky është rezultat që është punuar për shumë vite. Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër vendit, e në rastin ideal të bashkohet me në në këtë përpjekje, rruga e anëtarësimit është e gjatë, duhet kontributi i të gjithëve. Asnjë vend nuk i ka eksportuar baltën e brendshme, sherret e brendshme, fjalorin për politikën e brendshme në zyrat ku gjykohet vendi si i tërë.


