• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA DËBOI AMBASADORIN  E IRANIT/ Detajet: Si u zbulua nga agjentët dhe plani i tij
Home
Politikë

RAMA DËBOI AMBASADORIN E IRANIT/ Detajet: Si u zbulua nga agjentët dhe plani i tij

20 December, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Shqipëria ka dëbuar jashtë territorit të saj dhe ka shpallur si persona të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia.

Vendimi i marrë nga Kryeministri Rama mësohet se është bazuar në dyshime të forta në lidhje me përfshirjen e tyre në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Sipas burimeve, vendimi i fortë i Kryeministrit Rama është marrë në konsultim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Të njëjtat burime sqarojnë se shkak për këtë vendimmarrje është bërë aktiviteti i tyre në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik në Tiranë. Pavarësisht se vendimi është marrë ditët e fundit, mësohet se për diplomatët iranianë ka pasur një hetim të thellë në bashkëpunim me shërbimet partnere.

Ka qenë një bashkëpunim mes shërbimeve shqiptare dhe atyre izraelite, ai që ka çuar në zbulimin e agjentëve, të cilët kanë pasur për synim shkaktimin e një incidenti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, të zhvilluar disa muaj më parë.

Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, burimet policore informuan se kishte informacione se shtetasi Lavdrim Muhaxheri, në bashkëpunim me disa terroristë të tjerë, do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Në funksion të kësaj çështjeje, në vendin tonë janë arrestuar më shumë se 20 persona.

REAGIMET

Menjëherë pas vendimi të Kryeministrit Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin iranian, Gholamhossein Mohammadnia, dhe ndihmësin e tij, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltari për Sigurinë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton. Që të dy zyrtarët e lartë amerikanë reaguan nëpërmjet profileve të tyre në rrjetin social “Twitter”.

I pari që reagoi ishte këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, John Bolton, i cili ka shprehur mbështetjen për Vendimi i fortë i qeverisë shqiptare, i konsultuar me aleatët Shqipëria dëbon e shpall ‘non grata’ dy diplomatë iranianë Sekretari i Shtetit në SHBA: Përgëzoj Ramën për dëbimin e agjentëve Shqipëria ka dëbuar jashtë territorit të saj dhe ka shpallur si persona të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia. Kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit. Bolton shkroi se Kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin.

Këshilltari i Trump shprehu fuqishëm mbështetjen dhe e quajti të rrezikshme sjelljen e Iranit në Europë e Botë. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar, teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkroi Bolton. Menjëherë pas këshilltarit për Sigurinë të Trump, ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai e ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një punonjës tjetër, pasi, sipas tij, komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.

Përmes postimit në “Twitter”, Pompeo shprehu përgëzimet e vendimin e Kryeministrit Edi Rama, për dëbimin, duke shtuar se bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje. “Përgëzoj dëbimin nga Kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet europiane kanë penguar tri komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”, shkruan Pompeo në “Twitter”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA GJERMANE HAP PORTAT E MIGRACIONIT/ Ja cilat kategori përfitojnë
Previous article "NJË DJALL-ËNGJËLL"/ Kjo është vajza që po çmend fansat në rrjete sociale (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT