• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA ÇOI GAZETARIN NË “RIEDUKIM”/ Reagon OSBE: Liria e medias për të raportuar është tregues themelor i demokracisë
Home
Politikë

RAMA ÇOI GAZETARIN NË “RIEDUKIM”/ Reagon OSBE: Liria e medias për të raportuar është tregues themelor i demokracisë

8 July, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Delegacioni i OSBE-së në Shqipëri nëpërmjet disa postimeve në Twitter ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga kryeministri Edi Rama për të dërguar për “riedukim (formë përjashtimi nga konferencat e qeverisë për mediat) të gazetarit.

Gazetar në fjalë i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka në konferencën e saj të përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë, lidhur me takimet me bashkëshortin e saj Artan Gaçi, i cili tashmë ka statusin e investitorit strategjik në Jugun e Shqipërisë dhe Rama iu kthye duke e përjashtuar për 3 muaj.

Ndërkohë në postimet e OSBE theksohet se e drejta e gazetarëve për të pyetur dhe investiguar është shtyllë themelore e shoqërive demokratike.

“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias”, thuhet në një prej postimeve.

Ndërkohë në postimin pasardhës nënvizohet se OSBE do të mbështesë vazhdimisht gazetarët dhe reporterët, pasi roli i tyre është vendimtar për t’i bërë proceset vendimarrëse ne vend më transparente.

“Liria e #medias dhe aftësia e #gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të #demokracisë. (1/2) #OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit të #gazetarëve në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në #Shqipëri. (2/2)”, nënvizon OSBE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA KANË DALË..."/ Marget po rritet dita ditës dhe ka nisur t’i sjellë “problemet” e para Marina Vjollcës
Previous article TË DHËNAT NGA INSTAT/ Inflacioni nuk ndalet, kërcen në 7.4%, shtrenjtohet gjithçka! Treguesi po arrin nivelin më të lartë...

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT