• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA, 12 VITE DËSHTIM”/ LaCivita krahason Berishën me Reganin: E ka programin si ish-presidenti dhe si Trump
Home
Politikë

“RAMA, 12 VITE DËSHTIM”/ LaCivita krahason Berishën me Reganin: E ka programin si ish-presidenti dhe si Trump

12 April, 2025 s.autor Politikë

Konsulenti amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve, gjatë Kuvendit Kombëtar të PD.

Në fjalën e tij, LaCivita ka theksuar dështimin e 12 viteve të qeverisjes nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një dështim të vërtetë për Shqipërinë, për lidershipin e qëndrueshëm dhe për familjen shqiptare.

\LaCivita ka deklaruar se ky ka qenë një dështim për shumë arsye, por ka shtuar se Sali Berisha është një figurë që ka një lidhje të fortë me popullin shqiptar dhe është një mik i familjes shqiptare.

Ai ka theksuar se Berisha ka një plan të vërtetë për të ulur kostot e jetesës dhe një plan konservator që është i ngjashëm me politikat e presidentëve Ronald Reagan dhe Donald Trump. LaCivita ka përmendur se Berisha ka një plan për uljen e taksave dhe një plan për rininë shqiptare, duke krijuar mundësi pune dhe mundësi për një të ardhme më të mirë.

Në vazhdim, LaCivita ka shpallur se qëllimi i kësaj fushate është të ofrohet një lidership i qëndrueshëm nga Berisha, i cili është kundër një socialisti që sipas tij, “fshihet nga hija e vet”. Ai ka përfunduar duke theksuar se fitorja e Berishës është një fitore për familjen shqiptare, duke nënvizuar se vetëm me një lider të fortë dhe të besueshëm mund të arrihet një të ardhme më e mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Fajlimi i LaCivita:

Berisha ka një program të mirëfilltë konservator si Regan dhe Trump! Një fitore për të është fitore për çdo familje shqiptare

Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh.
Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare.

Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump.
Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi.

Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet.

Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. Faleminderit! Fitore! Fitore!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO KTHEJMË PARATË SËRISH TE QYTETARËT"/ Berisha: Nuk do i marrë më Lubi Balluku që lan makinën me 10 mijë euro në muaj
Previous article TRAGJIKE/ E reja shqiptare ndërron jetë pas rënies nga kati i 17-të, I DASHURI i saj dyshohet se nxiti VETËVRASJEN

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT