• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAFINERIA E NIS MBYLLET SOT”/ Vuçiç: Serbia vuan, rusët dhe amerikanët shohin interesat e tyre
Home
Rajon

“RAFINERIA E NIS MBYLLET SOT”/ Vuçiç: Serbia vuan, rusët dhe amerikanët shohin interesat e tyre

2 December, 2025 s.autor Rajon

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua këtë të martë kombit pas një takimi me ekipet shtetërore përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike dhe zbuloi se nuk ka lajme pozitive kur bëhet fjalë për NIS-in (rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë).

“Lidhur me NIS, nuk kemi lajme të mira. Prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin nga OFAC, por nuk morëm një vendim pozitiv. Jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam edhe i befasuar sepse nuk shoh se çfarë fituan nga kjo. U përpoqa ta vendos veten në vendin e tyre dhe të shihja se çfarë po bënin, por nuk e kuptova”, tha Vuçiç

“Është e qartë se rusët nuk duan ta shesin NIS-in”, vazhdoi ai, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për para, por për politik

“Kjo është e drejta e tyre, ata janë pronarët. Gjëja tjetër është se ne kemi shumë probleme me të. Ashtu siç amerikanët nuk janë të interesuar për asgjë tjetër përveç interesave të tyre. Për momentin, vetëm Serbia po vuan dhe do të shohim se si do të shkojë”, u mundua të shpjegonte Presidenti serb.

Vuçiç tha gjithashtu se JANAF nuk lejoi importin e naftës që nuk ishte menduar për rafinerinë në Pançevë, por për rezervat serbe. “Ata nuk besonin se ishte për magazinim, por për NIS-in. E refuzuan sepse donin të thoshin se nuk ishte vetëm NIS nën sanksione, por e gjithë Serbia është nën sanksione, derisa amerikanët thanë ndryshe”, shtoi ai.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Đedović Handanović, do të informojë NIS-in se nuk ka indikacione se SHBA-të do të japin një licencë dhe kjo do të rezultojë në mbylljen e rafinerisë.

“Ata humbasin 370,000 euro në ditë teksa funksionon kështu. Është puna e tyre kur duan ta mbyllin rafinerinë. Ne dhamë lejen për ta mbyllur”, tha Vuçiç, duke theksuar se Serbia ka karburant të mjaftueshëm sa për të mos u futur në krizë.

Rafineria në Pançevë duhet zyrtarisht të ndërpresë punën sot pas disa ditësh mirëmbajtjeje në regjimin e të ashtuquajturit qarkullim të ngrohtë, teksa SHBA nuk lëshoi licencë për vazhdimin e operacioneve të NIS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANKIMIMI I RAMËS PËR BALLUKUN/ Mbledhja e gjyqtarëve vendos në 4 dhjetor nëse do të kalojë çështjen për shqyrtim apo jo
Previous article SKANDALI NËBE/ Kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua së bashku me Federica Mogherinin për mashtrim fondesh

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT