• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RACIZMI NDAJ 3 LOJTARËVE ANGLEZ/ Boris Johnson: T’u vijë turp, të rikthehen duke u zvarritur nga shpellat
Home
Nderkombetare

RACIZMI NDAJ 3 LOJTARËVE ANGLEZ/ Boris Johnson: T’u vijë turp, të rikthehen duke u zvarritur nga shpellat

13 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Racizmi ndaj tre lojtarëve anglezë, që humbën penalltitë (Rashford, Sancho e Saka) ishte një nga notat më të errëta të finales së humbur për Anglinë. Shumë personazhe kanë ngritur zërin kundër ofendimeve dhe diskriminimit për shkak të ngjyrës së lëkurës, në një kohë që policia e Londrës ka hapur një hetim për të evidentuar postimet raciste kundrejt tre lojtarëve në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë temë delikate ka folur edhe kryeministri, Boris Johnson, i cili ka dënuar çdo akt të tillë të shëmtuar.

“Atyre që kanë ofenduar me shprehje raciste lojtarët tanë u them që duhet t’u vijë turp nga vetja. Shpresoj që të riktheheni duke u zvarritur nga shpellat ku keni dalë, sepse kjo skuadër është një skuadër heronjsh.”

Ndërkohë edhe trajneri Gareth Southgate i dënoi ashpër sulmet raciste, duke i konsideruar si të pafalshme. Në lidhje me këtë situatë aspak të këndshme, sidomos për një vend multi-etnik është shprehur në rrjetet sociale dhe një prej lojtarëve që ka qenë në shënjestër të sulmeve të turpshme, Marcus Rashford.

“Kam pasur një sezon të vështirë, këtë e kishin të gjithë të qartë, dhe sigurisht, kur hyra në fushë nuk kisha shumë besim tek vetja. Ajo që mund të them është që më vjen keq, do të kisha dashur të përfundonte në një tjetër mënyrë. Do të kisha dashur ta shënoja atë penallti.  Dua t’u them shokëve të skuadrës që kjo përvojë me ta ishte shumë e bukur dhe u krijua një atmosferë vëllazërore. Suksesi i tyre është imi dhe dështimi i tyre është gjithashtu imi. Futbolli është kthyer në një sport ku mund të dëgjosh çdo gjë. Flitet për ngjyrën e lëkurës time, për vendin ku jam rritur, si e kaloj kohën e lirë. Mund të më kritikoni sa të doni për penalltinë e humbur, por kurrë nuk do të kërkoj falje për prejardhjen time. Jam Marcus Rashford, 23 vjeç, djalë më ngjyrë nga Withington në jug të Manchesterit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS TEK REALI/ Publikohen përgjime që nga viti 2006, Perez: Casillas dhe Raul janë mashtrimet më të mëdha të klubit
Previous article ANALIZA/ Pse terroristët xhihadistët mund të na godasin sërish

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT