• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RA SHI PËR GJITHË MUAJIN…”/ Sinoptikania zbulon sa do zgjasë moti i keq me borë e shi, ditët më problematike
Home
Sociale

“RA SHI PËR GJITHË MUAJIN…”/ Sinoptikania zbulon sa do zgjasë moti i keq me borë e shi, ditët më problematike

30 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ditët e para të muajit dhjetor do të jenë të ftohta, me reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, si dhe reshje bore në zonat malore.

Sinoptikania Lajda Porja zbuloi në emisionin “Breaking” në Top News, se sot pasdite pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të reshjeve, por fundjava do të jetë sërish me mot të keq.

E mërkura pritet të sjellë temperature të ulëta, ndërsa fundjava, rikthen reshjet e borës dhe shiut në gjithë vendin.

Zonat më të ngarkuara me reshje pritet të jenë në veri, por edhe Durrësi dhe Vlora mbeten të rrezikuara për përmbytje.

“Parashikohet që të kemi ndërprerje të reshjeve që sot pasdite. Dita e nesërme do jetë e ftohtë, por pa reshje. Përmirësimi është i përkohshëm, pasi të premten një tjetër sistem vranësirash do të pushtojë vendin, duke risjellë reshje shiu dhe bore. Pra fundjava do ketë reshje.

Reshje të dendura bore priten në zonën e Peshkopisë, Burrelit. Pak më ndryshe do jetë zona e jugut. Në Vlorë, do ketë shira, por më të pakët. Mund të ketë rrezik për përmbyjtje. Situata pritet që të jetë problematike të premten dhe në fundjave. Durrësi dhe Vlora janë qytetet më të rrezikuara.

Problematika do ketë në zonat malore, në verilindje dhe juglindje. Pritet të ketë reshje të shumta bore, sidomos të dielën. Nesër nuk do ketë reshje bore, por ngrica”, tha Porja.

Reshje të dendura shiu do të ketë edhe në Tiranë, veçanarisht të premten dhe të shtunën.

“Në Tiranë shirat do jenë prezent që të enjten vonë. Do ketë një sasi të konsiderueshme reshjesh në Tiranë, të premten dhe të shtunën. Epiqendra e vranësirës do jetë në veri, Shkodra dhe Lezha, kryesisht. Të gjitha reshjet e muajit kanë rënë vetëm gjatë fundjavës”, tha sinoptikania për Top News.

Por sa do zgjasë moti i keq? Sipas Lajda Porjes, të paktën deri më 15 dhjetor do të kemi të njëjtën situatë.

“Deri më 15 dhjetor do kemi thuajse të njëjtën situatë. Deri më 15 dhjetor, situate nuk do të jetë shumë e favorshme”, theksoi ajo.

Moti i keq që ka përshfirë Shqipërinë, ka shkaktuar probleme në akset rrugore, apo edhe vonesa në nisjen e trageteve. Gjithsesi, të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërsa në zonat malore rekomandohet pajisja e mjeteve me zinxhirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KLODIAN ÇALAMANI TENTOI TË MË PËRDHUNONTE"/ Zbardhet për herë të parë dëshmia e vajzës 16-vjeçare
Previous article GJERMANI/ Përpjekja e fundit e kancelares Merkel për të kontrolluar pandeminë, bisedime me...

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT