Për ata që e njohin, Prof. Luljeta është vlerësuar gjithmonë si një shkencetare klasi, përfaqësuese e asaj race në zhdukje njerëzish, me një barrë mend të këtij vendi.
Ajo nuk ka qenë për ne thjeshtë nëna e Petri Bozos, vjehrra e Aldës, apo bashkëshortja e të ndjerit Todi.
Këto ditë ditë në ekrane, mendja e saj e bukur dhe thinjat e arta, u bënë melhemi për plagët e shpirtrave të vrarë dhe mendjeve të traumatizuara të shqiptarëve.
Ja që nuk qenka e vërtetë teoria, se vetëm Miss-et e Petrit, shesin dhe e shtojnë audiencën.
Nëna e tij na dha të gjithëve një mësim të madh. Për sot e në të ardhmen.
Nuk është nevoja që të na bjerë një tërmet tjetër si ai i 26 nëntorit, për t’u kujtuar që të dëgjojmë sërisht mendimet e vyera dhe jo të shohim veç buzët e fryra.