• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKODRA, qyteti nën pushtetin e gjobvënësve mafiozë! Historia e Kullajt që sot iu bë atentat
Home
Breaking News

SHKODRA, qyteti nën pushtetin e gjobvënësve mafiozë! Historia e Kullajt që sot iu bë atentat

13 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Historia e gjobave ndaj tregtareve ne Shkodër, i ngjason asaj të Amerikës së shekullit 19 kur bizneset e vogla paguanin gjoba mafias Italiane. Duke dhënë haraçin, tregtarë të zonave të influencës së grupeve kriminale mbroheshin nga këta të fundit.
Edhe shpërthimi i kësaj të shtune në Shkodër është një nga hallkat e një zinxhiri të gjatë të përplasjeve mes grupeve rivale të mafias së gjobave në Shkodër.

Zanafilla mendohet se është që pas vitit 1997 kur në Shkodër denoncohen rastet e para. Ai që nuk paguante torturohej ose vritej nga pjesëtarët e grupit kriminal.

Duke tërhequr nje gjobe 15 apo 20 mije lek te vjetra në dukje një shifër qesharake, por nëse 100-fishohet, atëherë shuma është e mjaftueshme per te shuar oreksin mujor te pjesëtarëve te grupit mafioz.

Familjet mafioze kane kontroll mbi territore te caktuara dhe shpesh lufta per këto territore ka sjelle përplasje mes tyre deri viktima.

Lulzim Kullajt sot ju be nje atentat ku nje shperthim prej 500 grame tritoli shpertheu ne motorcikleten e tij prane disa bizneseve te tij ne lagjen “Rus”, duke lene ate te plagosur rende, dhe 7 persona te tjere te lenduar.

Lulzim Kullaj ne zonën e Rusit u shfaq pas vitit 1997 dhe nëpërmjet kërcënimeve do te detyronte shume prej tregtarëve te mbyllnin bizneset e madje te linin Shkodrën.

Në skedarët e policisë, ai rezulton si personi që per shume vite mbajti nen kontroll zonën tregtare te Rusit, duke bashkëpunuar dhe me grupet e reja kriminale qe operonin.

Por deri më tani policia ka goditur vetëm njërin prej tyre. Në mars të vitit të kaluar, policia shkatërroi një bandë të përbërë prej 7 anëtarësh.

Sipas Prokurorisë, ata kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales dhe të Rrugës së Gjerë të Kirasit.

Sipas akuzës, anëtarët e grupit në çdo fund muaji merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 deri në 3000 lekë, ndërsa numri i atyre që detyroheshin të paguanin ishte mjaft i lartë. /Vizion+

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI SEKSUAL/ Pas rrëfimit të Elizës, reagon mamaja saj: Kisha frikë të flisja!
Previous article Pamjet e reja të panikut pas shpërthimit në Shkodër, e plagosura duke rënkuar: Po merrja bukë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT