• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qytetet me gjurmë karboni/ Ja cilat janë më të ndoturit në botë
Home
Nderkombetare

Qytetet me gjurmë karboni/ Ja cilat janë më të ndoturit në botë

11 June, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Shkenctarët kanë zbuluar një hartë interaktive të gjurmëve të karbonit në mbarë botën.

Qytetet me gjurmë më të mëdha të karbonit janë grumbulluar nga shkenctarët të cilët kanë zbuluar se Nju Jorku dhe Los Anxhelos janë në top pesë qytetet më të ndotura.

Ata zbuluan se një sasi e konsiderueshme e emetimeve të karbonit nga bota vijnë nga vetëm disa qytete, përfshirë Londrën që vjen në numrin 16.

18 për qind e emisioneve në mbarë botën vijnë nga vetëm 100 qytete, zbuloi studimi më i fundit.

Kjo është hera e parë që dikush ka hartuar një hartë të plotë të uljeve potenciale të gjurmëve të karbonit nga qytetet.

Koln, Mançester dhe Montreal rrallë e bëjnë listën e megaqyteteve të botës, por të gjitha ato paraqiten në top 100 vendet e botës sa i përket gjurmës së tyre të karbonit.

Autori kryesor i studimit, Daniel Moran nga Universiteti norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) thotë, se ishte i befasuar për përqendrimin e gjurmëve të karbonit në nivel global.

Top 100 qytetet me karbonin më të madh në botë përbëjnë rreth 20 për qind të gjurmës globale të karbonit. Kjo do të thotë se veprimi i bashkërenduar nga një numër i vogël i kryetarëve të bashkive lokale dhe qeverive mund të reduktojë ndjeshëm gjurmët kombëtare të karbonit.

Daniel Moran nga Universiteti norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU)
Zonat urbane janë shtëpia e rreth 54 për qind të popullsisë së botës dhe përbëjnë më shumë se 70 për qind të përdorimit global të energjisë, sipas studiuesve.

Seul kryeson listën si qyteti më ndotës, duke prodhuar 276.1 megatonë dyoksid karboni çdo vit. Kinezët dhe qytetet e Lindjes së Mesme dominojnë në top 10.

(Qytetet më të ndotura në botë)

Tre qytete kineze, Hulun buir, Hinggan dhe Chifeng, shfaqen në numrin pesë, tetë dhe nëntë, respektivisht. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dy hyrje, ashtu si edhe Kuvajti.

Derisa shumica e zonave urbane me gjurmë më të larta të karbonit janë në vendet me sasi të lartë karboni, 41 nga 200 vendet e mëdha si Daka, Kajro, Lima, janë në vendet emetime totale të tyre për kokë banori janë shumë të ulëta si Bangladeshi, Egjipti dhe Peru.

Këto rajone me emetim të lartë janë gjithashtu qendra për rritje ekonomike të përqendruar, me një vlerësim që sugjeron 60 për qind të PBB-së botërore, të gjeneruara nga vetëm 600 qendra urbane.

Meqë gjurmët e emetimeve janë të përqendruara në mënyrë të ngjashme, hulumtuesit zbuluan se një numër relativisht i vogël i qeverive lokale mund të kenë një efekt jo proporcional në reduktimin e emetimeve globale thjesht duke reduktuar prodhimin e tyre kombëtar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR TRADHËTIA "ERRËSON SYTË" E MESHKUJVE SHQIPTAR/ Nga VRASJA me rripin e pantallonave, tek thikat e sëpatat... (RASTET)
Previous article Lideri i Koresë së Veriut/ Kim Jong Un i ka habitur të gjithë bën veprimin e papritur...

anxheladoko

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT