Vetëm një ditë përpara samitit historik me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka kapur të gjithë në befasi.
Jong Un ka vendosur të lerë suitën e hotelit ku po qëndron prej dy ditësh, për të dalë një shëtitje të papritur në qendër të Singaporit, i shoqëruar nga dhjetra truproja.
Ora aktualisht shënon 22:15 në qytetin ku do të mbahet takimi mes tij dhe Trump, por Jong Un nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit të mijëra gazetarëve nga mbarë bota që kanë rrethuar hotelin e tij.





