Një qytetarë ka bërë një gjest të pazakontë në protestën që po mbahet para ministrisë së Arsimit.
Ajo në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë protestën.
” Jam nënë, jam gjyshe, jamë bashkë me to, i ndjek.
E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë.
Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo”- tha ajo teksa shpërndante ushqimin.
Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: Bravo! Bravo!