• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qytetari denoncon gjyqtarin Miri: Mori ryshfet nga grabitësit e pronës sime
Home
Breaking News

Qytetari denoncon gjyqtarin Miri: Mori ryshfet nga grabitësit e pronës sime

15 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë ditë pas arrestimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, me akuzën e korrupsionit, një qytetar nga Kruja e akuzon atë publikisht se ka bashkëpunuar në grabitjen e pronës.

Kadi Voga pretendon se Miri ka shkelur ligjin në një proces gjyqësor ku vetë ai ka qenë palë e interesuar. Gjithçka, sipas tij, nis që nga fshehja e datës së zhvillimit të seancës gjyqësore dhe deri te vendimi final që rrëzon atë që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Krujë.

60- vjeçari, duke folur për “Panorama”, thekson se, pavarë- sisht se prokurori dhe përmbaruesja kishin falsifikuar dokumentet për t’i marrë restorantin bashkë me truallin, Gjykata e Krujës kishte vendosur në favor të tij duke i hequr të drejtën e profesionit përmbarueses, Joana Konomi, për shpërdorim detyre.

Por, kjo e fundit e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtar i çështjes ishte Shkëlqim Miri. Sipas qytetarit, seanca në kalendar ishte caktuar të zhvillohej më 1 nëntor, por gjyqtari e ka zhvilluar më 18 tetor në fshehtësi të plotë, pa njoftuar asnjë nga palët e interesuara.

Voga akuzon se gjyqtari Miri ka marrë ryshfet, pasi vendimi i marrë nga ana e tij ishte në favor të përmbarueses. 60-vjeçari thotë se rendet prej 8 vitesh nëpër dyert e gjykatave, pasi i është grabitur prona dhe nuk po gjen drejtësi për këtë çështje.

Sipas Kadri Vogës, e gjitha ka nisur pas një kontrate fiktive huamarrjeje me një mikun e tij, i cili në fund kërkoi kthimin e shumës prej 75 mijë euro që nuk ia kishte dhënë kurrë. Kjo bëri që restoranti, të bllokohej për llogari të Arjan Ndojës.

Cili është problemi juaj dhe për çfarë e akuzoni gjyqtarin e arrestuar Shkëlqim Miri?

Prej më shumë se 8 vitesh jam në proces gjyqësor për një pronë, të cilën ma kanë grabitur duke bashkëpunuar fuqishëm më gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Mirin. Unë po përballem gjithë këto vite me drejtësinë dhe nuk po gjej drejtësi të plotë për të drejtën time. Prokuroria e Krujës së bashku me gjykatën e këtij rrethi dha një vendim për t’i hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit përmbarueses Joana Konomi për shpërdorim detyre, pasi është në ndjekje penale. Pas këtij vendimi, ajo bëri ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku kryetar i trupit gjykues ishte Shkëlqim Miri. Doli në kalendar e arshivuar data e gjyqit me datë 1 nëntor, dhe unë po prisja pasi isha palë në atë gjyq sepse kishte lidhje me pronën time.

Ju dërguan fletëthirrje për datën e gjyqit? Çfarë ndodhi më pas?

Po, më kanë dërguar fletën, kam shkuar, jam interesuar pranë Gjykatës dhe gjyqi ishte caktuar për më datë 1 nëntor. Por kur shkova më datë 1 nëntor për gjyq, sikur më kishin njoftuar, më thotë sekretarja se gjyqi është zhvilluar që më datë 18 tetor. Të them të drejtën, u habita kur e mora vesh atë gjë sepse ajo është një shkelje e ligjit. Gjithçka u zhvillua në fshehtësi të plotë, pa qenë asnjë nga palët e interesuara.

Cili ishte vendimi që mori gjyqtari Shkëlqim Miri?

Vendimi ishte në favor të përmbarueses Joana Konomi dhe gjithçka kundër meje. Unë e akuzoj gjyqtarin se ka marrë ryshfet për atë çështje. Mua më kanë poshtëruar, më kanë marrë pronën që kam pasur me të gjitha dokumentet dhe kjo është një padrejtë- si e madhe që më është bërë.

A u ankuat për këtë problem dhe çfarë përgjigje keni marrë për zgjidhjen e tij?

Jam ankuar, por gjithçka është e kotë. Unë kam bëra letrat për problemin që kam në të gjitha institucionet, nga Presidenti e deri tek Ambasada Amerikane, por nuk kam gjetur asnjë zgjidhje. Sistemi i drejtësisë këtu është i degraduar, gjyqtarët dhe prokurorët njohin vetëm lekun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE/ Dalin emrat e 3 trafikantëve që i ikën Policisë në Malësi të Madhe
Previous article Djali i Ardit Gjebreas gjen "formulën" për të mos shkuar tek doktori!

Redaktor2

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT