• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qytetarët shqiptarë duhet ta lexojnë këtë! Avokati amerikan ju përgjigjet lidhur me marrjen e GreenCard
Home
Sociale

Qytetarët shqiptarë duhet ta lexojnë këtë! Avokati amerikan ju përgjigjet lidhur me marrjen e GreenCard

22 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve. Në letrën e saj një lexuese e rubrikës  sonë na shkruan:

Unë jam martuar me shtetas amerikan një vit e gjysëm më parë dhe kam marrë green card me kusht. Kur do ta marr green card-ën permanente?

***

PËRGJIGJIA E PLOTË E AVOKATIT

Juve u është dhënë status i rezidentes permanent me kusht  që atë ditë që jeni pranuar në mënyrë të ligjshme në SHBA. Statusi juaj është condicional pasi ju duhet të provoni që martesa juaj është reale dhe nuk është bërë më qëllim përfitimi nga ligjet e Emigracionit. Për të hequr kushtin, ju duhet të mbushni formularin përkatës që është Form I -175 (Petition to Remove Conditions on Residence).

Si bëhet aplikimi për të hequr kushtin mbi statusin tuaj.

Si rregull, ju dhe bashkëshorti juaj duhet të aplikoni sëbashku për të hequr kushtin mbi statusin e rezidentes permanente duke plotësuar formularin  I-751 (Form I-751). Aplikimi duhet bërë brenda 90 ditëve para mbushjes së dy vjetorit të martesës. Data e skadimit  të statusit me kusht , është gjithashtu data e përvjetorit te dytë të martesës me shtetasin amerikan. Nëse ju nuk aplikoni në kohë për të hequr kushtin mbi statusin tuaj do të keni pasoja.

Çfarë ndodh nëqoftëse jeni vonë në aplikimin për heqjen e kushtit mbi rezidencën permanente?

Në qoftëse ju nuk plotësoni Form I-751 brenda 90 ditëshit para dy vjetorit të martesës,  mund të ndodh që statusi juaj  të ndërpritet automatikisht dhe Shërbimi i Emigracionit(USCIS) do t’u vërë në proces deportimi. Ndërkohë ju filloni “të akumuloni” një periudhë kohe qëndrimi të paligjshëm në SHBA, gjë që do të ndalonte rihyrjen tuaj në këtë vend nga 3-10vjet.

Nëse vonoheni në paraqitjen e kërkesës për heqjen e kushtit , fillimisht do të merrni një letër e cila ju vë në dijeni se  ju nuk keni bërë kërkesë për heqjen kushtin mbi statusin tuaj. Ligji u ndihmon  vetëm nëse do të jepni një arsye të fortë se përse u vonuat në aplikimin për  heqjen e kushtit.

Gjithashtu do të merrni një letër (Notice to Appear) që u njofton se duhet të paraqiteni në gjykatën e emigracionit. Në seancën e dëgjimit ju do të shikoni evidencat kundër jush, dhe është përgjegjsia juaj të  provoni të kundërtën.

Formulari I-751 mund të plotësohet pas 90 ditëve, nëse jeni në gjendje të provoni se kishit një arsye të fortë që nuk aplikuat në kohë dhe mund të keni fat nëse vendimi  do të jetë në favorin tuaj . Në qoftëse se është e pamundur për ju që të aplikoni sëbashku me bashkëshortin,(per shkak te mardhënieve tuaja të përkeqësuara) ju mund të kërkoni  një ‘waiver’ për t’u çliruar nga detyrimi për të aplikuar  sëbashku me të , pra që t’u njihet e drejta për aplikim më vete( Kjo në rast divorci).

Në përgjithësi, ju mund të aplikoni për të hequr kushtin mbi statusin tuaj si rezidente e përherëshme, në qoftëse se ju provoni që:

Deportimi juaj do të rezultonte në vështirësi të mëdha për ju. Në qoftëse jeni në proces divorci, por ende jo e divorcuar akoma , duhet ta bëni kërkesën që përmendëm,(për waiver) në qoftëse:

Gjatë martesës, keni qënë grua e keqtrajtuar

Në qoftëse ju jeni ende  ligjërisht, formalisht, e martuar,  por keni filluar proces divorci, dmth jetoni te ndarë, (jo në një shtëpi me bashkëshortin)  dhe aplikuat për waiver.Emigracioni, pas kësaj,  do t’u njohë të drejtën që të aplikoni me vehte për heqjen e kushtit,e jo më me bashkëshortin tuaj.

Keni qenë ende e martuar me të njejtin shtetas amerikan edhe  dy vjet pas lidhjes së martesës. Ju mund të përfshini fëmijët tuaj në aplikim, nëse ata kanë të njejtin status si ju, të marrë njëkohësisht me ju ose  brenda 90 ditësh.

Jeni e ve dhe lidhja martesore u bë realisht mbi dëshirën e mirëbesimin e të dy palëve.
Martesa qe reale, por më pas përfundoi në divorc ose në anullim.
Martesa qe e vërtetë mbi motive dashurie e besimi, por më pas ju ose fëmija juaj u bëtë subjekt keqtrajtimi nga  bashkëshorti juaj,shtetas amerikan.

Leja e punësimit (work permit)

Si rezidente permanentë , ju duhet të merrni green card. Ky dokument provon që ju keni të drejtë të jetoni e punoni në Amerikë në mënyrë të përhershme. Në qoftëse keni plotësuar në kohë  Formularin I-751 atëhere USCIS  do t’ua zgjasë afatin si rezidente permanente me kusht, derisa të jetë marrë një vendim mbi aplikimin tuaj. Ju do të merrni njoftim lidhur me këtë.  Procesi për Form I-751 zgjat afërsisht 13-15 muaj.

Per shkak te kohëgjatësisë së procesit disa raste kanë shkuar më shumë se një vit. Individët me një zgjatje të tille procesi duhet të jenë në gjendje të marrin  një vulë të përkohshme në pasaportat e tyre I-551 në zyrat e emigracionit lokal.

Nëqoftëse kërkesa juaj për të hequr kushtin në statusin e rezidentit permanent refuzohet, ju do të merrni një letër ku u thuhen arsyet se përse aplikimi është refuzuar. Pas refuzimit fillon menjëherë procesi për t’ju hequr/ deportuar/ nga ky vend. Ju keni të drejtë të apeloni 30 ditë pasi është marrë vendimi nga gjykata për t’ju deportuar

Nëse intervista do të jetë e nevojshme , ju do të merrni njoftim se ku dhe kur do të bëhet ajo. Në intervistë duhet të demonstroni ligjitimitetin tuaj për heqjen e kushtit./ syri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-deputetja e PD flet për Arta Markun: Do jetë 7 vjet Kryeprokurore e Përgjithshme
Previous article Lajm i mirë për Shqipërinë, Rama: Rritja e vizitorëve të huaj në nivele mjaft inkurajuese

g.autor

Postime të ngjashme

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT