• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-deputetja e PD flet për Arta Markun: Do jetë 7 vjet Kryeprokurore e Përgjithshme
Home
Shqipëri

Ish-deputetja e PD flet për Arta Markun: Do jetë 7 vjet Kryeprokurore e Përgjithshme

22 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda vlerëson maksimalisht integritetin dhe aftësitë profesionale të Kryeprokurores së re, Arta Marku.
Në një intervistë për “Panorama”, Deda shpjegon lidhjen familjare me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme duke nënvizuar se Arta Marku është investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-deputetja shpjegon se është në mbështetje maksimale të aksionit të opozitës dhe Partisë Demokratike, por thekson se asnjë drejtues i lartë demokrat nuk ka përfolur anën profesionale të Kryeprokurores së re.

Zonja Deda, këtë të hënë Parlamenti zgjodhi, me 69 vota të Partisë Socialiste, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Procesi u kontestua gjerësisht nga forca juaj politike, por, nga ana tjetër, ju personalisht duket se keni qenë në vështirësi për shkak të lidhjeve të gjakut që keni me Kryeprokuroren e re…

Dua të sqaroj se nuk kam qenë aspak në vështirësi. Është e vërtetë që Arta Marku është mbesa e bashkëshortit tim dhe ky fakt nuk më vë në vështirësi, por më bën shumë krenare. Unë personalisht dhe familja ime kemi qenë dhe jemi pranë saj në çdo moment dhe indinjohemi për çdo shpifje të rëndomtë dhe përbaltje që bëhet kundër figurës së saj. Arta Marku është po ashtu modeli i familjares së përkryer, i një zonje shembullore për familjen e saj, të afërmit dhe miqësinë dhe këtë mund t’jua konfirmojë kushdo që e njeh. Prejardhja dhe gjeni familjar i Artës duhet t’i bëjë të skuqen ata që intrigojnë dhe hamendë- sojnë të paqena. Ndër brezni familjare, ajo shquhet për atdhetari, nder, dinjitet, bujari, sojni e krenari, të cilat i ka manifestuar dhe do i manifestojë me konseguencë dhe në këtë post të lartë që i kanë besuar.

Por, Partia Demokratike, deputete e së cilës ju ishit mandatin e kaluar, e ka kontestuar të gjithë procesin përmes të cilit u zgjodh zonja Marku, besoj e keni ndjekur në Parlament? Besoni se ka qenë një aksion i padrejtë ai i demokratëve?

Në këtë moment duhet të kemi parasysh dy gjëra. Aksioni politik i Partisë Demokratike është diçka tjetër dhe formimi profesional dhe integriteti i Arta Markut është diçka tjetër. Nëse flasim për aksionin e Partisë Demokratike e theksoj se unë i përkas pa u lëkundur asnjë çast opozitës. I përkas asaj opozite antikomuniste, jo përfituese e jo abuzuese dhe insistoj për një reformim të sistemit në tërësi dhe atij të drejtësisë në veçanti. Por, sistemin e bëjnë njerëzit dhe Arta Marku, ju siguroj, se është një nga personat e duhur që kuron me guximin, ndershmërinë e profesionalizmin këtë sistem të përçudnuar nga klanet e shëmtuara të diktaturës që akoma e sundojnë. Gjithashtu, dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam dëgjuar asnjë drejtues të Partisë Demokratike që të gjykojnë personalisht dhe profesionalisht Kryeprokuroren e re Arta Marku. Sjell në vë- mendje edhe intervistën e fundit të ish-Kryeministrit Berisha, i cili deklaroi se vlerësonte maksimalisht familjen e Kryeprokurores së re. Ndaj, edhe theksoj se qëndrimi im politik mbetet i pandryshuar, njësoi siç edhe vlerësimi maksimal profesional për Artën si prokurore.

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, ka shkruar se Arta Marku vjen nga një familje e djathtë dhe me persona të ngushtë të rrethit familjar me pozicione të rëndësishme në PD. Si është e vërteta?

Është e vërtetë që e gjithë familja e saj është e djathtë. Jemi demokratë. Daja tjetër i saj është kryetar i PD-së, unë kam qenë deputete për një mandat, nëna e saj është anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike në Rrëshen. Të gjithë të djathtë jemi. Por sa i takon vetë Artës, ajo ka qenë gjithmonë e distancuar nga politika. Në gjithë këto vite ajo është investuar gjithmonë në formimin e saj profesional dhe nuk është ndikuar nga asnjë influencë politike. Një gjë duhet të them me bindje, se kryeprokurorja e re Arta Marku nuk është prurja apo investimi politik i Edi Ramës. Arta është një investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka kryer shkollime dhe specializime në SHBA në shërbim të formimit të saj profesional dhe duke vlerësuar integritetin e treguar në detyrat që ka mbajtur, edhe është mbështetur nga SHBA në marrjen e kësaj detyre. Jam tërësisht e bindur se Edi Rama nuk përzgjidhte kurrë një njeri, familja e së cilës ishte me bindje të djathta. Por, siç e theksova edhe më sipër, Marku ka qenë përzgjedhja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të formimit dhe integritetit të lartë profesional që ajo ka treguar.

Por, pavarësisht tensionit të lartë përmes të cilit zonja Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë, duhet të kujtojmë se ajo do të jetë vetëm përkohësisht në këtë detyrë. Mendoni se Marku do të vijojë të jetë edhe pas formimit të KLP-së Prokurore e Përgjithshme?

Kam bindjen se Arta Marku do të vijojë të jetë Prokurore e Përgjithshme e Shqipërisë në 7 vitet e ardhshme. Brenda pak kohe të ushtrimit të detyrës së saj, Arta ka për të treguar aftësitë e saj profesionale, çfarë do të krijojë bindjen se ajo është njeriu i duhur në krye të organit të akuzës. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo nuk ka asnjë problem me drejtësinë apo hapë- sira ku politika të mund t’i ndërhyjë, prandaj edhe jam e bindur se ajo është e lirë në ushtrimin e detyrës që i është ngarkuar. Duke qenë e lirë dhe e pakapur nga politika, Arta i ka të gjitha mundësitë dhe integritetin personal që të luftojë korrupsionin, personat e korruptuar, duke përfshirë edhe vetë Edi Ramën.

Besoni se znj. Marku do t’u rezistojë influencave politike në ushtrimin e detyrës së Kryeprokurores?

Absolutisht që po. Edhe në seancën dëgjimore që zhvilloi në Kuvend, Arta Marku e theksoi se askush nuk mund ta intimidojë për shkak se gjithçka në karrierën e saj e ka arritur vetë. Jam tërësisht e bindur se nuk ka për të pasur asnjë influencë politike, as nga e majta dhe as nga e djathta, madje as nga ne njerëzit e saj sepse, siç e theksova, gjithmonë ka qenë e distancuar nga politika. Pjesa personale është pjesë personale dhe ana profesionale është diçka tjetër dhe këtë ndarje Arta di ta bëjë shumë mirë. Edhe familjarët e saj, përfshirë edhe mua, kemi pasur detyra të rëndësishme dhe kemi treguar integritet dhe përgjegjshmëri. Arta është e depolitizuar dhe e tillë ka për të qenë gjatë gjithë mandatit dhe karrierës së saj. Jam e bindur që brenda shumë pak kohësh, ndoshta pas festave, ka për të pasur zhvillime të rëndësishme. Unë nuk jam konstitucionaliste dhe as juriste, por ajo që mund t’i servir hapur gjithë miqve dhe publikut është fakti se personaliteti dhe integriteti moral e profesional i prokurores Arta Marku është një model i cili i bën nder në çdo rast sistemit të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas votës në OKB, Erdogan thirrje Trumpit: Kthehu sa më shpjet nga…
Previous article Qytetarët shqiptarë duhet ta lexojnë këtë! Avokati amerikan ju përgjigjet lidhur me marrjen e GreenCard

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT