• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Qiriazi: Shqipëria, një muze i madh i trashëgimisë natyrore
Home
Kulturë
Trashegimi

Qiriazi: Shqipëria, një muze i madh i trashëgimisë natyrore

20 April, 2018 Redaktor2 Kulturë, Trashegimi

Në një kohë kur librat e mirëfilltë studimor i hasim rrallë e më rrallë nëpër librari studiuesi Perikli Qiriazi na dhuron një vepër me vlera të veçanta mbi trashëgiminë natyrore. “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë” (Vlerat, rreziqet dhe menaxhimi) quhet libri i prof.dr Perikli Qiriazi, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Trashëgimia përfshin në vetvete vlera natyrore e kulturore që përcillen brez pas brezi.

Sipas studiuesit Qiriazi kur pjesë e saj janë vlera të mjedisit natyror, kemi të bëjmë me trashëgimi natyrore, ndërsa kur bëhet fjalë për vlera materiale e shpirtërore të shoqërisë, kemi trashëgimi kulturore. Ndërsa kur trashëgimia natyrore është vlerë e rrallë në shkallë ndërkombëtare, cilësohet “trashëgimi botërore”. “Si e tillë së bashku me trashëgiminë e veçantë kulturore të popujve, radhitet në Listën e Trashëgimisë Botërore, që mbrohet nga Konventa e Trashëgimisë Botërore.

Midis 1073 siteve (korrik 2017) të kësaj liste me dinjitet të plotë dhe vlera unike, qëndrojnë sitet nga vendi ynë dhe nga hapësira gjeografike shqiptare jashtë kufijve tanë politikë:Rajca dhe gashi me pyje primarë dhe të vjetra ahu të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Europës; Butrinti; Gjirokastra; Berati;rajoni i liqenit të Ohrit dhe kompleksi i manastireve dhe i kishave mesjetare në Kosovë. Krahas tyre janë shpallur:

Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë –Ohër, e para rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni që iu bashkua rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës dhe katër ligatina të kategorisë ndërkombëtare Ramsar:Laguna Karavasta-Pisha e Divjakës, Liqeni i Shkodrës-lumi Buna; kanali i Cukës –Butrint-Kepi i Stilit dhe kompleksi natyror i liqeneve të Prespave, me sipërfaqje të përgjithshme 98180 ha, baras me 3,4 të territorit të vendit tonë (2013)”, shkruan studiuesi Qiriazi në parathënien e këtij botimi. Sipas tij, në regjistrin e UNESCO_s “Kujtesa e Botës” janë regjistruar si vlera të kulturës sonë dokumentare kodikët e Beratit dhe Isopolifonia shqiptare.

Edhe për Eposin e Kreshnikëve është përfunduar studimi dhe propozimi për statusin “Kujtesa e Botës”. Çdo vend i kulturuar e cilëson dhe e trajton si të shenjtë trashëgiminë natyrore dhe kulturore, ndaj ky studim i prof Qiriazit është i një rëndësie jo vetëm në informacionin e hollësishëm që jep mbi këtë pasuri, por dhe hulumtimin e kujdesshëm që i bën kësaj trashëgimie.

Ai e sheh Shqipërinë si një muze të madh natyror me resurse të jashtëzakonshme, çka e bëjnë atë një vend të rëndësishëm krahas vendeve të tjera që e posedojnë këtë lloj trashëgimie. Ruajtja e kësaj trashëgimie është një detyrë kombëtare. Libri i prof Qiriazit e ngre shkencën shqiptare në të njëjtin nivel bashkëkohor me libra të këtij karakteri që botohen sot në botë, duke na treguar profilin e një shkencëtari par exelence./shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është ISH-DOGANIERI i Kakavijës që u kap sot me drogë, bashkë me policin që... (EMRI)
Previous article Çiklisti qëllohet me armë gjatë kohës që stërvitej në rrugë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT