• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“QEVERISJE NGA LIGJI, JO NGA FORCA”/ Rama: Vettingu, një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët
Home
Politikë

“QEVERISJE NGA LIGJI, JO NGA FORCA”/ Rama: Vettingu, një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët

7 May, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Tirana do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Në sesionin hapës të aktivitetit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë moment si një arritje historike për Shqipërinë dhe një vlerësim për përparimin e bërë në reformën në drejtësi.

Rama theksoi se zgjedhja e Tiranës si vend organizator nuk do të ishte imagjinuar disa vite më parë, duke e lidhur këtë zhvillim me transformimet e dekadës së fundit në sistemin e drejtësisë. Ai vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të një shteti të udhëhequr nga ligji dhe jo nga forca, duke e konsideruar këtë si sfidën më të madhe të vendit ndër vite.

Kryeministri kujtoi gjithashtu procesin e vettingut, të cilin e cilësoi si një pikë kyçe të reformës në drejtësi dhe një nismë që u mbështet nga partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, organizimi i Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë përbën një dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj progresit të Shqipërisë në forcimin e shtetit ligjor.

“Në shprehje të mirënjohjes të gjithçka ju dhe qeveria juaj po bëni për të mbështetur procesione e reformimit dhe të zbatimit të reformës në drejtësi, ne patëm dje kënaqësinë të mbështesim fitoren e PSG. Të cilën së bashku e pritëm me shumë padurim. Kështu që nëse doni të fitoni përsëri finalen hajeni përsëri në Tiranë. Është një moment mjaft prekës për Shqipërinë, që bëhet epiqendra e një aktiviteti me prestigj botëror në sundimin e ligjit. Një botë e udhëhequr nga ligji dhe jo nga forca është një moto e lindur që në krijimin e saj.

Sot Kongresi Botëror i Ligjit është një institucion i mirënjohur botërisht i cili nën kujdesin e Mbretit të Spanjës dhe me punën e palodhur të shoqatës, çon nëpër botë mesazhin e atij motit që e lindi shoqatën. Nuk besoj se do kishte këtu një shqiptar të vetëm do ngrinte dorën, nëse unë do pyesja nëse do ta kishe imagjinuar disa vite më parë që Kongresi Botëror i Ligjit do të bëhej në Tiranë në vitin 2027.

Askush nuk do e kishte imagjinuar se Shqipëria do të përzgjidhej si vend mikpritës i këtij kongresi, për çka Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit, në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë e shumë dekada, për të ndërtuar këtu në këtë vend, për të ndërtuar kushtet e një vendi të drejtuar nga ligji dhe jo nga forca. Mu kujtua kur ne bëmë një ankentim publik për vettingun, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi. Vettingu ishte një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët dhe bëmë të gjitha përpjekjet që të tjerët ta mbështesnin dhe këtu e kam fjalën për të gjithë partnerët tanë”, u shpreh kyeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta bie me 10 lekë, benzina shkon në 180 lekë/litër
Previous article FORUMI NË OKB/ Llamari: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT