• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI NË OKB/ Llamari: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë
Home
Politikë

FORUMI NË OKB/ Llamari: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë

7 May, 2026 s.autor Politikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për një vizitë zyrtare në New York, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit që po mbahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në një prej paneleve të diskutimit me temë “Migracioni si forcë krijuese”, ministri Lamallari ndau me të pranishmit rrugëtimin e Shqipërisë dhe qasjen tonë gjithëpërfshirëse ndaj migracionit, lidhur ngushtë me zhvillimet politike, ligjore, ekonomike dhe të sigurisë.

“Pak ditë më parë, në Tiranë u mbajt Samiti i 4 i Diasporës, si një moment celebrimi i angazhimeve të ndërmarra qysh në Samitin e Parë, ku premtuam votën e diaspores dhe ajo sot është realitet. Theksova gjithashtu, se vendi ynë është më tërheqës për të gjithë ata që duan të kthehen dhe kontribuojnë në vendin e tyre, krahas mijëra të huajve të tjerë të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, punojnë dhe investojnë në vendin tonë”, shprehet ministri Lamallari.

Më tej gjatë diskutimit ai solli në vëmendje faktin që GDP-ja e Shqipërisë është dyfishuar këto vite dhe se objektivi për fundin e kësaj dekade është që të arrijë vlerën 35 miliardë euro.

“Nga një vend me më pak se 3000 euro për frymë, vendi ynë sot arrin në 11 mijë euro të ardhura për frymë. Ambicia dhe angazhimi i qeverisë shqiptare është që të arrijmë në 15 mijë euro për frymë në fund të kësaj dekade. Forca tërheqëse e një vendi plot mundësi është reflektuar gjithashtu në rritjen e pakrahasueshme të numrit të turistëve në 12 milionë vitin e fundit dhe në rritjen e investimeve të huaja nga 300-400 milionë euro në vit në plot 1,6 miliard të tilla vitin e shkuar. Migracioni, siguria, ekonomia, drejtësia dhe liritë politike janë të pandashme nga transformimi i përditshëm i vendit dhe shoqërisë shqiptare”, tha më tej ministri Lamallari.

Në seancën e nesërme plenare, ku i pranishëm do të jetë edhe të Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ministri Lamallari do të mbajë një fjalë të rastit, me fokus qasjen e Shqipërisë ndaj politikave migratore dhe rolin e saj proaktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë, si një vend që kontribuon për sigurinë e kontinetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QEVERISJE NGA LIGJI, JO NGA FORCA"/ Rama: Vettingu, një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët
Previous article E RËNDË/ Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa prej tyre përfundojnë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT