Sot partitë opozitare të cilat kanë dale nga sistemi zgjedhor zgjodhën të para qesin një platform prej 10 pikash. Nga këto 10 pika ku kërkojnë qeveri tranzitore për të zgjidhur situatën politike të cilën ata vetë e krijuan. Por cilët janë 10 pikat që opozita kërkon si mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
PIKA 1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
E vërteta: Të parët që e kanë future si “modë”, blerjen e votave ka qenë LSI- e Monika Kryemadhit sot aleatja e Bashë. Ku ky I fundit I quante si parti e biznesit dhe e krimit.
PIKA 2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
E VËRTETA: Vettingu proçesi I cili u votua nga të dyja palët, të atyre që janë në parlament dhe ata që janë jashtë tij.
PIKA 3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
E VËRTETA: Në zgjedhje ke ndërkombëtarët të cilët janë pale e tretë në vrojtimin e tyre që proçesi të shkojë normal. Në zgjedhjet e 2017 ishte vetë opozita e cila ka dale jashtë sistemi që pranoi zgjedhje sëbashku me ndërkombëtarët.
PIKA 4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
E VËRTETA: Të gjitha tenderat janë që kalojnë janë në bazë të konkurencës, prandaj quhet edhe ekonomi tregu e lire. Ndoshta ku Basha ishte në krye të bashkisë së Tiranës kjo gjë nuk ekzistonte pasi të gjitha tenderat i përfitonte kunati I tij.
PIKA 5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
E VËRTETA: Shkarkimet në masë nga puna ishte PD-ja, që I solli ku në 2005 ku Berisha erdhi në pushtet u bë një spastrim nga puna. Nga ku u hoqën njerëz me shumicë nga puna dhe duke future militant të parties demokratike. Ndihma ekonomike është fakt që është rritur dhe ka vajtur në familje në të cilat kanë me të vërtetë nevojë.
PIKA 6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.
E VËRTETA: Kjo pikë është e realizuar nga vetë qeverisja e PD, ndërkohë qeveria e Ramës i ka bërë thirrje 1 milionë qytetarëve të cilëve u ka skaduar mjeti i identifikimit që të nxjerrin të ri, duke e shtyrë afati deri më 30 dhejtor 2019 për ti dhënë më shumë kohë shqiptarëve.
PIKA 7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
E VËRTETA: Shumë here ministry I brendshëm ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të shkruajnë adresën e saktë se ku banojnë, që të ketë akses në informacionet që ata duan.
PIKA 8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
E VËRTETA: Shumë here mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës që ejani të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë për votën e emigrantëve, në zgjedhjet e 2021.
PIKA 9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
E VËRTETA: Pak javë më pare u votua vetting në polici, ku cdo funksionar I lartë I policies do të kalojë në sitën e vettingut nga ku do shikohen problemet që ata kanë në lidhje me krimin.
PIKA 10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën. Kur ju kerkoni qeveri tranzitore perse nuk duhet te kete dhe akses per partine mazhoraces.
E VËRTETA: Ku opozita kërkon akses për zbatimin e ligjit po partia tjetër në pushte a nuk duhet të ketë edhe ajo akses pasi kemi një qeveri tranzitore.
FUNDI I KËSAJ “HISTORIE”:
Basha thotë që nuk dua të vij në pushtet, nuk dua të hyj në zgjedhje por kërkoj zgjedhje të lira. Duket se opozita sot ndjehet e frikësuar ndoshta nga krijimi i partise Bindja Demokratike e Astrit Patozit ose e frikësuar për ish-liderat e partive të tyrre të cilat me krijimin e organeve të drejtësisë ndoshta do ti prekë ato.
Përgatiti: AlpeNews.al