• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA “RAMA 4″/ Kryeministri dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin brenda 2030-ës
Home
Politikë

QEVERIA “RAMA 4″/ Kryeministri dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin brenda 2030-ës

14 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar zarfin me emrat e kabinetit të ri në presidencë për t’u dekretuar; duke arritur rreth 80 emërime ministrash në 4 qeveritë e tij.

Shtatorin e 12 viteve më parë kryetari i PS-së krijoi qeverinë e tij të parë në koalicion me LSI-në, e cila shënjohet si më e madhja në 4 mandate me 20 anëtarë, 19 ministri dhe një zëvëndëskryeministër.

Numri i ministrive erdhi në tkurrje, me ulje ngritje ndër vite, derisa vendosi të emërojë në mandatin e katërt 17 ministra.  Risia që tërhoqi vëmendjen globale ishte sidomos Diella, e cila i përket botës së inteligjencës artificial.

Në pozicionin e pandryshueshëm qëndron veç ai në 12 vite kryeministër i Shqipërisë, ndërsa ministrja e katër qeverive pa ndërprerje të Ramës rezulton të jetë vetëm Mirela Kumbaro. U emërua në 2013 si ministre e Kulturës, dikaster që e drejtoi edhe në mandatin e dytë, për të kaluar më pas në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e këtë herë i besohet Ministria e Arsimit.

Emri që e shoqëron nga 2013 e deri në 2025 është edhe Niko Peleshi, jo më si zëvendëskryeministër por në rolin e kryetarit të Kuvendit. Në kabinetin e 2017 i dha karrigen e ministrit të Bujqësisë, më tej në 2021 ministrinë e Mbrojtjes që nuk e mbylli deri në fund mandatin me zëvendësimin nga Pirro Vëngu në 2024, i cili u rikonfirmua sërish në detyrë.

E besuara tjetër duket se është Ogerta Manastirliu që nga udhëheqja e Ministrisë së Shëndetësisë në mandatin e dytë, e pasoi në fushën e arsimit në qeverinë e tretë, për t’i dhënë së fundmi bekimin e garës për kryetare bashkie në kryeqytet.

Figurë dominante e socialistëve mbetet Belinda Balluku e cila ruan vendin si zëvendës kryeministre dhe ministre e infrastrukturës dhe energjisë në dy qeveritë e fundit.

Rama 4 i vijoi rrugëtimin ministror edhe Adea Pirdenit si ministre e shtetit për administratën edhe antikorrupsionin, kryenegociatores Majlinda Lluka; i besoi sërish edhe Petrit Malajt si ministër financash, rikonfirmoi dhe Blendi Gonxhajn duke i ndryshuar profilin në ministër turizmi, sporti dhe kulture; apo surprizoi me zgjedhjen e gruas së parë në historinë e Shqipërisë në krye të Ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu që me mbarimin e mandatit të tretë, mbylli derën te ministria e shëndetësisë.

Gjithashtu ndryshoi detyrën e Elisa Spiropali, nga kryetare kuvendi në ministre e Punëve të Jashtme, duke lënë pa post në qeverinë e re ish-ministrin Igli Hasani. Mes fytyrave të 4 qeverive të PS, disa kanë ikur pa kthim, e të tjerë u rikthyen si Delina Ibrahimaj në rolin e ministres së ekonomisë dhe inovacionit.

Por në kabinetin e freskuar “Rama 4” u shfaqën edhe 6 emra të rinj që do ulen për herë të parë në karrigen e ministrit. Evis Sala, mjekja që la Italinë për të drejtuar shëndetësinë në vendlindje. Dy kryebashkiakë në të shkuarën, rriten në detyrë. Andis Balla, nga pushteti lokal i Cërrikut do të jetë ministër i Bujqësisë. Ndërsa Ervin Demo i Beratit në krye të Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor.

Edhe dy zv.ministrave ju ngarkohet më shumë përgjegjësi. Sofjan Jaupaj mbetet në të njëjtën godinë, por tashmë si ministër i Mjedisit. Ndërsa Besfort Lamallari do të lërë ministrinë e brendshme për t’u ngjitur në karrigen e ministrit të Drejtësisë.

Toni Gogu që nuk fitoi më 11 maj, kapërceu nga ulësja e deputetit në vendin e ministrit të Shteti për Marrëdhënien me Parlamentin. Kjo skuadër e re për Ramën është finalizuesja për të anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda 2030.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRONI RUS NË RUMANI/ Reagon Presidentja e Komisionit Evropian: Kërcënim serioz për sigurinë
Previous article KRIMI QË TRONDITI SHBA/ Guvernatori i Utah: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk bashkëpunon me autoritetet

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT