• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA ITALIANE MIRATON PLANIN/ Në Koloseumin e Romës do të rindërtohet dyshemeja e gladiatorëve
Home
Nderkombetare

QEVERIA ITALIANE MIRATON PLANIN/ Në Koloseumin e Romës do të rindërtohet dyshemeja e gladiatorëve

3 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e Italisë miratoi planin për të rindërtuar dyshemenë në Koloseumin antik të Romës, për t’u dhënë vizitorëve mundësinë për të qëndruar atje ku dikur kanë luftuar gladiatorët.

Projekti për ndërtimin e dyshemesë prej druri u shpall nga ministri i Kulturës, Dario Franceschini.

Firma italiane inxhinierike Milan Ingegneria fitoi kontratën prej 18.5 milionë eurosh për të ndërtuar dyshemenë.

Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2023.

Aktualisht, monumenti 2,000-vjeçar nuk ka dysheme.

Ajo është hequr nga arkeologët në shekullin 19, për të ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve, ku mbaheshin gladiatorët dhe kafshët, përpara se të fillonin sportet e përgjakshme.

Franceschini tha se dyshemeja e re do t’u mundësojë vizitorëve “të shohin madhështinë e Koloseumit nga qendra e tij”.

Koloseumi ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake.

Luftimet me gladiatorë dhe spektakle të tjera publike mbaheshin me së paku 50,000 spektatorë.

Më 2019 – vitin e fundit pa pandeminë e koronavirusit – Koloseumi ka tërhequr rreth 7.6 milionë vizitorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE E ÇUAM BIN LADENIN NË PORTAT E FERRIT"/ Presidenti Biden: Prania e Al Kaidës në Afganistan është degraduar
Previous article KORONAVIRUSI/ Kufizimet e udhëtimit në BE pritet të hiqen së shpejti për të vaksinuarit

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT