• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA E RE/ Kryeministri italian Giuseppe Conte në Bruksel: Duam një pakt të ri me Evropën
Home
Nderkombetare

QEVERIA E RE/ Kryeministri italian Giuseppe Conte në Bruksel: Duam një pakt të ri me Evropën

12 September, 2019 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Mund të ishte veçse në Bruksel vizita e parë e Kryeministrit Italian Giuseppe Conte, dëshmitari kryesor i një krize prej së cilës doli sërish si kryeministër i një maxhorance pro europiane.

Kryeministri italian takoi disa nga drejtuesit e institucioneve evropiane, përfshirë presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.

Siç edhe shkruan në Facebook, Conte shpreson të gjejë në Bruksel konvergjencë për rishikimin e Paktit të Stabilitetit që i lejon qeverisë italiane të bëjë më shumë investime publike.

“Nuk po themi se ne nuk duam t’i mbajmë llogaritë financiare në rregull,  nuk po themi se qëllimi ynë nuk është ulja e borxhit, por ne duam ta bëjmë atë me një rritje të arsyeshme ekonomike dhe me investime prodhuese” – tha para gazetarëve Conte

Emërimi i Paolo Gentiloni si Komisioner për Çështjet Ekonomike të bën të mendosh se Komisioni i Bashkimit Europian do të jetë më shumë se fleksibël me Romën, por ende nuk dihet qëndrimi i Vladis Dombrovskis, Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë, një ‘skifter’ i llogarive publike. Letonezi personifikon ashpërsinë e vendeve të Veriut të Europës, që nuk janë të prirur të bëjnë lëshime.

Emigracioni ishte gjithashtu në qendër të bisedimeve. Roma kërkon përpilimin e një mekanizmi të ri efektiv për shpërndarjen e migrantëve midis vendeve anëtare.

“Ka vetëdije se ata që nuk marrin pjesë do të preken dukshëm financiarisht – thotë Conte – Nëse jemi në Evropë padyshim që të gjithë duhet të marrin pjesën e tyre të emigrantëve dhe për këtë arsye nevojitet një mekanizëm solidariteti”.

Roma dhe Brukseli ndërsa po tentojnë të gjejnë harmoninë mes tyre, shumë problem të akumuluara që presin zgjidhje konkrete, kanë nevojë dhe për mbështetjen e kryeqyteteve të tjera evropiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 21 VITE NGA VRASJA E AZEM HAJDARIT/ Familjarët vendosin kurora me lule tek memoriali
Previous article LOBIMI/ Vuçiç në Vatikan: Do t’i lutem Papa Françeskut të mos e pranojë Kosovën

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT