• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA E RE E KOSOVËS/ LDK ende nuk i ka gati emrat e ministrave
Home
Rajon

QEVERIA E RE E KOSOVËS/ LDK ende nuk i ka gati emrat e ministrave

29 May, 2020 s.autor Rajon

Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq me qeverinë e re që pritet të votohet këto ditë. E dalë e dyta nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, LDK-ja në krye me Isa Mustafën e ka fituar në Gjykatë Kushtetuese luftën për mandatarin, derisa, Avdullah Hoti i kësaj partie pritet që të zyrtarizohet si shef ekzekutivi. Megjithatë, seanca do të thirret pasi që të publikohet i plotë aktgjykimi. Në Selinë Qendrore të LDK-së, në Prishtinë, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e dekretit të mandatarit, u mblodhën fytyrat kyçe të kësaj partie. Të thirrur nga Isa Mustafa, në LDK u diskutua lidhur me vendimin që i jep të drejtë kësaj partie nominimin e kandidatit për kryeministër.

Para nisjes së takimit, shefi i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa tha se votimi i qeverisë së re mund të thirret nesër ose të hënën. Nuk e la pa e cuar një mesazh as për shefin e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin, me të cilin bashkëpunimi në koalicion ju zgjati pak më shumë se 50 ditë. Mustafa tha se nuk besojnë që do të hasin në rezistencë për të liruar zyrat e qeverisë, e sipas tij, një gjë e tillë ndodh vetëm në vendet totalitare të Afrikës.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi, ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë, AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën”, ka thënë Mustafa.
Me të dalë nga takimi ku pjesë mori i mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti e shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës e dhanë edhe një deklaratë për media. Kësaj radhe, Gashi ndryshe nga Mustafa tha se kërkesën për seancë për votimin e Qeverisë do ta bëjnë pasi që të publikohet Aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja për mandatarin.

Kryedeputeti i LDK-së, tha se ka pasur edhe një takim konsultativ me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanit, që siç thotë ai do të respektojë vendimin e Gjykatës.

LDK-ja ende nuk ka caktuar emrat e ministrave, ani pse që nga mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti është raportuar se disa prej ministrave aktual ka gjasë të mos jenë në qeverinë e re. Disa dikastere që LDK-ja kishte në qeverinë Kurti, me marrëveshjet e reja ju takojnë partive tjera, shkruan express.
Nuk dihet se kur nga Kushtetuesja do të bëjnë publik aktgjykimin e plotë. Në njoftimin që është bërë mbrëmë nga ky institucion, kanë thënë se një gjë e tillë do të ndodhë ditëve në vijim. Përveç LDK-së, vendimin e Gjykatës e kanë përshëndetur edhe partitë e tjera. Nga AKR-ja megjithatë thonë se nuk do të jenë pjesë e qeverisë Hoti. Pa u deklaruar për këtë temë deri më tani ka mbetur kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Nënkryetarja e LDK-së mund të mbetet pa pozitë në rast se Vetëvendosja në seancën ku votohet Hoti për kryeministër, propozon dikë tjetër në krye të Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MERKATOJA TEK STADIUMI/ Tri vite për ringritjen, ja plani i Milanit
Previous article REFORMA ZGJEDHORE/ Gjiknuri përgënjeshtron Bashën: Nuk na kanë dërguar asnjë propozim për ndryshimin e sistemit

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT