Qeveria britanike e përçarë për çështjen e Brexit po pret të përcaktojë vizionin e saj, bëri të ditur sot një ministre, duke konfirmuar informacionet e medias.
“Unë besoj se dëshira e publikut është vizioni, ata duan diçka konkrete dhe kjo është ajo që do të kenë’’, u shpreh për BBC Penny Mordaunt, sekretarja e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar dhe anëtare e kabinitetit të kryeministres.
Ne duhet t’i paraqesin bizneseve si dhe organizatave të tjera një ide që ata duhet të kenë parasysh.
Kryeministrja dhe disa ministra pritet të nisin në javët e ardhshme një seri fjalimesh për Brexit si një përpjekje për t’u shfaqur të bashkuar.
Ministri i Punëve të Jashtme, Boris Johnson mbështetës i hekurt i Brexit, i cili nuk ka ngurruar të sfidojë Theresa May për këtë çështje, pritet të mbajë të mërkurën një fjalim unifikues mes dy palëve pro dhe kundër shkëputjes nga BE.