• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QENKE I RREZIKSHËM TI”/ Sokol Mjacaj: Lleshin e vrava se do futesha në regjimin 41 bis
Home
Breaking News

“QENKE I RREZIKSHËM TI”/ Sokol Mjacaj: Lleshin e vrava se do futesha në regjimin 41 bis

17 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sokol Mjacajt i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit. I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, që do t’i shërbejnë hetimeve.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar nga burimet hetimore se Sokol Mjacaj i cili u mor në pyetje, deklaroi ndër të tjera se po të mos e mësonte se do të futej në regjimin 41-bis, nuk do të kryente vrasjen atë ditë. Për regjimin 41-bis, 28-vjeçari thotë se ka dëgjuar nga të burgosurit e tjerë, të cilët i kanë shprehur se “qenke i rrezikshëm ti Sokol dhe do të fusin në izolim”.

Sokol Mjacaj është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se ka marrë nga jashtë për të kryer vrasjen por ka mbajtur të njëjtin qëndrim se e vrau për sherrin që kanë patur brenda burgut.

Ai qëlloi 5 herë me pistoletën me mulli, dhe 4 prej plumbave i mori Arben LLeshi, në qafe dhe gjoks, ndërsa i plagosur Indrit Shaqja mori një plumb në pjesën e barkut, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur të tjerë e kanë ndjekur Mjacajn dhe kanë tentuar ta ndalojnë por i ka kërcënuar se do t’i vriste dhe ata dhe më pas është mbyllur tek dhoma e takimeve.

Ai nuk ka patur më plumba por i ka kërcënuar se nëse do e ndiqnin do t’i vriste. Pasi është marrë në pyetje, Sokol Mjacaj është transferuar në burgun e Fierit.

Në përpjekje për të zbuluar më shumë, janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, e Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij. Policia nuk gjeti sende të kundraligjshme ndërsa duket që jetojnë në varfëri të tejskajshme.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë. Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Ra në lumin Buna teksa peshkonte, polumbarët në kërkim të 65-vjeçarit
Previous article POLICIA GREKE NË ALARM/ Dy shqiptarë qëllojnë me armë zjarri ndaj tre grekëve, dyshohet të jenë arratisur në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT