• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QËNDRIMI/ Ndërkombëtarët, “si shpirt” apo si “palaço”?
Home
Politikë

QËNDRIMI/ Ndërkombëtarët, “si shpirt” apo si “palaço”?

22 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

E gjithë narrativa rebeluese e opozitës, dhe e sidomos presidentit Meta kundër ndërkombëtarëve, përmban dhe një lloj ambiguiteti dukshëm dhe qartëkuptushëm hileqar; atë që tenton të ndajë “disa ambasadorë” nga politika e BE-së dhe e SHBA-së.

Kjo bëri që në një reagim nervoz nga ana e Metës në oborrin e presidencës, brenda tre fjalive, amerikanët të shpalleshin “si shpirt”, e pak më tutje të flitej për “ca palaço”prej tyre. Më qartë, në çdo qëndrim, në çdo deklaratë, e jo vetëm sot, tentohet të përcillet ideja se janë vetëm disa ambsadorë ata që po veprojnë keq, thënë ndryshe po dëmtojnë Reformën në Drejtësi si të shitur te Edi Rama, e jo politikat në Bruksel e Uashington, sa i përket zhvillimeve shqiptare.

Eshtë luajtur kjo kartë që kur nisi sulmi ndaj dyshes Lu-Vllahutin. Për të dy, tentohet diversioni për t’i shitur në opinion si raste përjashtimore të dy njerëzve që nuk refletonin në qëndrimet e tyre qendrat prejnga vinin. Madje Lu, u shkarkua disa herë virtualisht, me arsyetimin provincial se Uashigtoni po e ndëshkonte për proçkat e tyre në Tiranë.

Siç u pa me kohën, dhe siç normalisht ndodh, as njëri e as tjetri, në asnjë rast nuk u provua se nuk ishin në sinkron me qendrat e tyre në qëndrimet ndaj Reformës në Drejtësi. Ajo që opozita e Meta aludojnë, ose spekullojnë, nuk ka asnjë mundësi të ndodhë. Së paku të ofrojnë ndonjë precedent se kur ka ndodhur që ambasadorët e Perëndimit të mos kenë zbatuar ose zbatuar përsëprapthi politikat e vendeve të tyre.

Ndërkohë, në dy rastet më të fundit, si me Brukselin e si me Uashigtonin, nuk janë sulmuar ambasadorë të këtushëm por rezidentë në dy qendrat e Perëndimit. Bëhet fjalë për zëdhënësen Koçijançiç, pas deklarimit të kësaj të fundit kundër dekretimit të Xhaferrllarit në Kushtetuese, si dhe për rastin e Mettheë Palmerit pas një telefonate me Metën.

Do ishte më burrërore e sigurisht më dinjitoze, që të shprehej qartësisht mosdakortësia me ndërkombëtarët për qëndrimet  e tyre, pa u tentuar fyerja e inteligjencës me minimale të publikut në këtë qasje diversioniste. S’mundet që të jesh “edhe si shpirt” edhe si palaço. O njëra o tjetra! (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOL SE PO "GJUANTE" TAYAN/ Ylli i Real Madrid sqaron gjithçka… (FOTO)
Previous article MOTO GP/ Flet "Doktori" Rossi: Sezon për t’u harruar, ja 2 momentet më të bukura të 2019

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT