Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi kanë qëlluar me armë drejt makinës së ish-pronarit.
39-vjeçari Detion Ramaj donte t’i merrte ish-pronarit 5000 euro, të cilat nuk dihet nëse ky i fundit ia kishte borxh.
Media e shtetit fqinj ‘Ansa’ raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Albisola Superiore.
Mësohet se shqiptari dhe italiani kanë qëlluar 11 herë drejt makinës së ish-pronarit, ndërkohë që ende nuk ka shumë detaje për këtë ngjarje.
Ish-pronari italian nuk ka dashur të bashkëpunojë me policinë për shkak të kërcënimeve të dy të arrestuarve.
Ndërkohë në muajin dhjetor, shqiptari kishte përfunduar në pranga për posedim të lëndëve narkotike, por ishte lënë i lirë.


