Të shtëna me armë janë regjistruar para Shtëpisë së Bardhë, ku një person ka qëlluar mbi veten.
‘Fox News’ shkruan se ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk ka qenë i pranishëm në godinë.
Fill pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në vendin e krimit, ndërsa po hetojnë rreth episodit. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse personi qëlloi mbi veten, ndërsa aktualisht ndodhet në spital.


