• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qelloi shqiptarin me thikë në kraharor në Islandë/ Ja çfarë kërkon familja e viktimës
Home
Aktualitet
Kronikë

Qelloi shqiptarin me thikë në kraharor në Islandë/ Ja çfarë kërkon familja e viktimës

14 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një islandez i cili e kishte qëlluar 4 herë me thikë në kraharor një të ri shqiptar nga Skrapari, duke e lënë të vdekur dhe që kishte therur edhe një shqiptar tjetër tre herë është akuzuar sot zyrtarisht për “therje me thikë” dhe “tentativë therjeje me thikë”.
Dagur Hoe Sigurjónsson, 25 vjeç, po përballet gjithashtu edhe me padinë për t’iu paguar një dëmshpërblim prindërve të viktimës, për vrasjen e Klevis Sulës.

Sikurse është raportuar, Klevisi dhe një shoku i tij u sulmuan nga Dagur në Austurvöllur, në qendër të Rekjavikut, në dhjetor. Në bazë të raporteve të policisë, Dagur e qëlloi katër herë me thikë: fillimisht në zemër, më pas në shpatullën e djathtë dhe dy herë në shpinë. Ai qëlloi tri herë me thikë edhe shokun e Klevisit, në shpatull, në krah dhe në këmbë. Klevisi më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Përveç akuzave për vrasje dhe tentativë vrasjeje, Dagur duhet t’u paguajë gjithashtu një dëmshpërblim prindërve të Klevisit. Mamaja e tij ka kërkuar 81 mijë euro, të cilat u shtohen rreth 7 mijë eurove të tjera për shpenzimet. Edhe i mbijetuari i këtij sulmi ka kërkuar 26 mijë euro dëmshpërblim.

Vdekja e Klevisit e tronditi gjerësisht opinionin publik në Islandë, ashtu si edhe familjen e djalit nga Skrapari që jeton në vendin e akullt.

“Ai ishte i mrekullueshëm, donte që t’i ndihmonte që të gjithë. Ai fliste sjhumë mirë për islandezët dhe i donte njerëzit”, – tha mamaja e Klevisit, Natasha Sula, fill pas vdekjes së tij. “Ai ishte shumë i lumtur që ndodhej këtu”.

Interesant është fakti se në akt-akuzën zyrtare përdorej flaja “therje me thikë” dhe “tentative therjeje me thikë”, pasi në ligjin islandez fjala “vrasje”,nuk ekziston, ndoshta edhe për vetë natyrën paqësore të ishullit të vogël, ku krime të tilla nuk ndodhin thuajse kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk duhet humbur! Shihni si ‘harbohen’ kjo shqiptare dhe Maluma në club, do të bashkëpunojnë? Do habiteni! (VIDEO)
Previous article Flamurtari-Kamza/ Bicaj lë skuadrën me 10 vetë, Plaku shënon edhe të dytin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT