• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOI MOTRËN ME ÇIFTE/ Flet bashkëshorti i të plagosurës në Vlorë: Për pak sa nuk vrau fëmijët! Erdhi i DEHUR…
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLOI MOTRËN ME ÇIFTE/ Flet bashkëshorti i të plagosurës në Vlorë: Për pak sa nuk vrau fëmijët! Erdhi i DEHUR…

2 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Enrik Mehmeti sjell për “BalkanWeb”, dëshminë ekskluzive e bashkëshorti të Bukuroshes, e cila, u plagos pasditen e sotme në fshatin Beshan, nga i vëllai, i quajtur Seit Denaj.

Për fat të mirë, saçmet e çiftes që shkrepu vëllai ndaj të motrës, e kapën këtë të fundit në këmbë, e jo në organet jetime. Aktualisht gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i vëllai i saj, Seiti, pas plagosjes është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe dyshohet se është arrestuar në pyll.

Bashkëshorti i Bukuroshes, Bektash Hoxha, thotë se i kunati është një rrezik i shtuar për komunitetin, pasi është i dehur dhe i armatosur. Ai tregoi me detaje se si ndodhi ngjarje e rëndë. Burri tregon se i vëllai i gruas, pra Seiti, prej 1 viti e gjysmë jetonte me ta, në banesën e tyre, pasi ishte ndarë nga gruaja dhe kishte probleme me familjen, që jetonte në Itali.

Ditën e sotme sipas tij, ai kishte shkuar në Konsullatë Italiane, sepse donte të shkonte për në Itali, të bashkohej me familjen. Bektashi thotë se nuk e di se çfarë përgjigje ka marrë atje, e kur erdhi në shtëpi ishte i dehur dhe i nervozuar.

Ai sipas Bektashit, i thoshte të motrës, ‘Më keni nxirë jetën’. Bektashi tregon më tej, se Seti kishte përgatitur armën për të shkuar për gjah, e në një moment, e nxjerr dhe qëllon të motrën

Burri i Bukuroshes, tregon se u rrezikuan së tepërmi edhe fëmijët e mitur të djalit, që ndodheshin pranë gjyshes së tyre në ato momente.

“Ishim duke qëndruar në këtë pjesë të shtëpisë, ai ishte këtu pranë, i dehur me raki. Nusja e djalit i tha nëse a dëshironte t’i bënte një kafe, ai nuk pranoi. E motra i tha që çfarë ke, s’të bëmë gjë. Ai i tha më keni bërë dëm, ishte me çifte, e kishte të mbushur plot. Çiften e kishte në dorë, se do të shkonte për gjah, gjuante lepuj. Ai vazhdimisht thoshte më keni bërë dëm. E motra iu përgjigj ‘se çfarë të kemi bërë, pse të kemi mbajtur me bukë 1` vit e gjysmë?’ Ai vijonte duke thënë ‘më keni nxirë jetën, ik do të vrasë i kishte thënë. E motra iu përgjigj duke i thënë se ‘nëse ke ndërmend të më qëllosh më qëllo’. Nuk ia mori mendja që do të qëllonte me të vërtetë. Unë isha këtu, ai më largoi, më tha s’kam punë me ty, por me motrën time. As mua s’ma mori mendja që do të qëllonte. Ai e qëlloi për ta vrarë.

Ishte i dehur, kishte pirë gjysmë litri raki. Pinte gjithmonë. Ai jetonte me ne. Është ndarë me gruan, me fëmijët. Atij ashtu ia thoshte mendja, kishte probleme me familjen. Sot vajti te Konsullata Italiane, tha që do të përpiqem të iki në Itali. Ne i thamë që ta provonte njëherë, nuk e dimë çfarë përgjigje kishte marrë atje dhe ishte i mërzitur. Ai s’kishte tentuar më parë të qëllonte të motrën. Gruaja ishte ulur aty, pranë motorit, ai ishte ulur këtu, kishte përgatitur çantën dhe do të ikte për gjah.

E mbajtëm 1 vit e gjysmë në shtëpi, ai na bëri gjëmën. Kur qëlloi të motrën iku me vrap. Nuk e di nëse e kanë kapur, është fshehur në pyll. Është i armatosur. Ai e bën, mund të qëllojë edhe ndonjë tjetër. Jo i pirë, por edhe në kushte normale nuk është i qetë. Ta mbaj me bukë e të më vrasë këtu. Ai ka rrezikuar dhe fëmijët. Fëmijët qanë, u trembën nga ai monstra”, tha kunati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Luli le të shijojë "fitoren" e radhës, ju ndërtoni Teatrin
Previous article “MBYLLE GOJËN! FAJIN E KA POGBA"/ PLAS mes futbollistëve të Francës, publikohen mesazhet në "WhatsApp"

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT