Policia e Shtetit ka arrestuar një 29 vjeçar i cili kërkohet në Itali për shkak të pjesëmarrjes të një grupi kriminal.Bledar Zefi nuk është një emër i panjohur për policinë, ai është arratisur nga komisariati në 2015 duke goditur edhe një efektive të policisë.

Bledar Zefi në vitin 2015, i ka shpëtuar oficerëve në momentet që ai është shoqëruar për në tualet. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një dyshim dhe pistë paraprake pasi po hetohet për mënyrën se si ai mundi të arratisej.
Zefi ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vjet burg në Itali dhe u arrestua sot në mëngjes nga uniformat blu në orën 8 dhe u arratis pas dy orësh (në 10).
Mësohet se Zefi, para se të largohej ka goditur me grusht edhe njërën prej policeve që e shoqëronin.



